Ky është shteti europian që planifikon të shtrëngojë ligjet për dhënien e shtetësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet finlandeze kanë bërë me dije se duan të vendosë ligje më të rrepta për ata që dëshirojnë të marrin nënshtetësinë finlandeze.

Ministrja e Brendshme e Finlandës, Mari Rantanen, duke shpallur planin e qeverisë, tha se shtetësia finlandeze nuk është automatike, duke theksuar se të gjithëve do t’u kërkohet të plotësojnë kërkesa më të rrepta për t’u dhënë shtetësinë.

Duke këmbëngulur se ndryshimet nuk do të jenë “të paarsyeshme”, ministrja Rantanen tha se do të bëhen ndryshime në rregullore në lidhje me kohën e qëndrimit, kërkesat e të ardhurave dhe ndershmërinë.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Finlandës, qeveria e udhëhequr nga kryeministri Petteri Orpo dëshiron të zgjasë kohën e qëndrimit për ata që dëshirojnë të marrin nënshtetësinë finlandeze. Kërkesa për rezidencë do të rritet nga pesë vite aktuale në tetë vjet./ S.M

Të fundit

23 gusht 1939 – Firmoset pakti i mossulmimit Gjermano-Rus i Molotov-Ribbentrop

Pakti Molotov-Ribbentrop, i njohur gjithashtu si Pakti i Mos-sulmimit ndërmjet Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik, u firmos më 23 gusht...

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur vendin e titullarit me ardhjen...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Lajme të tjera

Web TV