Shteti ia kalon privatit për pagat/ Në administratë rritja dy herë më e lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në periudhën e fundvitit, paga mesatare sipas INSTAT, u rrit në 75 mijë lekë, 13.7% më shumë se një vit më parë.

Kjo shënon një vlerë rekord, ndërsa një faktor kryesor luajti reforma e pagave në administratën publike. Në vitin që lamë pas tendenca kryesore është fakti se privati nuk eci me të njëjtat ritme si shteti për rritjen e pagave, duke thelluar hendekun. Kështu në shtet pagat u rritën me 14 659 lek, ndërsa në privat me 8 457 lek ose dyfish më pak.

Sipas ekspertëve bizneset luajnë sipas rregullave të tregut dhe kërkesës që vjen nga ato.

“Privati ka dinamika të tjera privati ka dinamikën e tregut dhe ndodh që në momenti kur ti je në kompeticion me bizneset e tjera mundet të rrisësh pagën deri në një moment të caktuar, deri sa të lejon një fitim të caktuar dhe sa të lejon rritja e kostove të tjera. Nuk mund të krahasojmë rritjen që bën shteti një herë në tre apo katër vjet me rritjen që privati bën atëherë kur nevojitet”, tha Mateo Spaho.

E ndërsa rritja e pagës mesatare këtë vit ka qenë në nivele rekord ndikuar edhe inflacioni, sërish produktiviteti i punës ka rënë ndjeshëm sipas Bankës së Shqipërisë. Ekspertët shprehen se duhet më shumë financim

“Rritja e nivelit të pagave në fakt është një sfidë për bizneset për transformimin e tyre për zhvillimin e tyre. Nëse duam të arrijmë me pagat tona Hungarinë, Rumaninë apo Sllovakinë zona që janë në BE sot do duhet që produktet tona të kenë vlerë të lartë të shtuar, që të mos jemi vetëm krah pune, por edhe mendje pune”, theksoi eksperti.

Lexo edhe :  Kostot e prodhimit në bujqësi po rriten me shpejtësi, 4.8% në 2024

Qeveria duket se është fare pranë qëllimit të saj për ta dërguar pagën mesatare në shtet pranë kufirit 900 euro, ndërsa gjatë korrikut është përgatitur paketa e dytë për rritjen e pagave./O.S

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV