Pallati Mbretëror danez po kërkon ‘Hirushen’, cila la këpucën në ditëlindjen e Princit?

Ishte një ditë e madhe për anëtarët e familjes mbretërore daneze të dielën, më 15 tetor, pasi Princi i Danimarkës Christian, djali i madh i Princit të Kurorës Frederik dhe Princeshës Maria, mbushi 18 vjeç.

Prindërit dhe gjyshja e tij, Mbretëresha Margrethe, shtruan një darkë gala për nder të trashëgimtarit të fronit në Pallatin e Danimarkës, me shumë të ftuar mbretërorë.

Ndër të ftuarit ishin Paul, Marie Sandal dhe Anna Maria si dhe Princesha e Kurorës Amalia nga Holanda, Princesha Elizabeth e Belgjikës, Princesha e Norvegjisë dhe Princesha e Suedisë.

Pas përfundimit të darkës pati një koncert. Mes gjithë kësaj atmosfere festive një vajzë la këpucën e saj në Pallat dhe familja mbretërore daneze po përpiqet ta gjejë atë përmes rrjeteve sociale.

Ata publikuan takën stiletto në Instagram dhe shkruan në mbishkrim:

“A është Hirushja ajo që harroi këpucën mbrëmë? Kur të ftuarit në darkën gala të Mbretëreshës dje shkuan në shtëpi, kjo këpucë stiletto e vetme u la në Kështjellën Christiansborg. Pronarja është e mirëpritur të na kontaktojë për t’ia kthyer atë.”/E.Ç