Pas 11 rekordeve Guinness, mjeshtri shqiptar i mozaikëve sjell arritjen e radhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeshtri shqiptar i mozaikëve, i renditur nga kritikët në katërt më të mirët në botë për mozaikët në botë, di gjithmonë si të rrëmbejë zemrat e artdashësve.

Saimir Strati, i cili ka thyer 11 rekorde Guinness nuk ka të ndalur.

Pas arritjeve të njëpasnjëshme, Saimir Strati do të hapë një tjetër ekspozitë. Ekspozita e radhës do të ketë vendndodhjen në Pejë te Galeria e Artit

Ekspo Peja do të prezantojë më 18 tetor botën e brendshme të artistit shqiptar të punuar me mjeshtëri në mozaik.

Pas 11 rekordeve Guinness, mjeshtri shqiptar i mozaikëve sjell arritjen e

Kësaj radhe, Saimir Strati do të sjellë për dashamirësit e artit një ekspozitë me vepra të kohëve moderne, ku ekspozohen pasioni, durimi, kreativiteti, imagjinata dhe teknikat e veçanta.

Veprat e tij, janë punuar me aq mjeshtëri me gozhda, tapa, disqe, pipëza plastike, kokra kafeje, apo edhe kapëse letrash.

Pas 11 rekordeve Guinness, mjeshtri shqiptar i mozaikëve sjell arritjen e

Saimir Strati i ka dhënë forma aq të bukura sa e kanë bërë atë të arrijë majat e suksesit.

Në 2006-ën, ai regjistroi rekordin e parë Guinness me portretin e “Leonardo Da Vincit”, të realizuar me gozhdë.

Pas 11 rekordeve Guinness, mjeshtri shqiptar i mozaikëve sjell arritjen e

Kjo më fakt ishte vetëm Guinnessi i parë, pasi deri më tani ka thyer 11 rekorde, njërën prej të cilave me portretin e të Shenjtores Nënë Tereza.

Pas 11 rekordeve Guinness, mjeshtri shqiptar i mozaikëve sjell arritjen e

Ai është dekoruar me titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës, dhe vlerësuar nga shumë organizata kulturore dhe institucione të rëndësishme artistike botërore.

Saimir Strati është anëtar i Shoqatës Britanike të Mozaikut Modern dhe është një nga 4 artistët që udhëheqin mozaikun modern sot në të gjithë botën./I.S

Të fundit

Son prezantohet tek Los Angeles: “Nuk ishte zgjedhja ime e parë, më mbaruan energjitë”

Pas dhjetë vitesh te Tottenham, Son Heung-min mbërrin në MLS dhe tashmë po i jep flakë Los Angelesit. Sulmuesi korean është prezantuar zyrtarisht...

Kush po e sulmon prodhimin vendas?

Nga Leonard Veizi Duket sikur jetojmë brenda një rrethi vicioz nga i cili nuk po gjejmë dot rrugë shpëtimi. Një mjegull mosbesimi, frike dhe përçmimi...

Ecuria e transportit ajror, TIA kalon për herë të parë 51 mijë pasagjerë në një ditë

Transporti ajror në Shqipëri po përjeton një rritje të qëndrueshme, si në numrin e fluturimeve, ashtu edhe të pasagjerëve. Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të dytë...

Drafti i Kodit Penal godet gazetarinë investigative, masa deri në mbyllje të mediave

Elvin Luku Prej afro dy javësh opinionit publik shqiptar i është prezantuar një draft mbi Kodin e ri Penal. Dokumenti i punuar nga një grup ekspertësh...

Berisha: Gjysmë miliard euro përdori qeveria për aktivitete që të ndikonte tek qytetarët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në një konferencë për shtyp, ku e cilësoi fushatën elektorale të 11...

Lajme të tjera

Web TV