Bllokimi i seancës/ Roland Bejko shpërthen ndaj Berishës: Po lufton me mullinjtë e erës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike Roland Bejko komentoi veprimet e sotme në Kuvend të grupit të Berishës dhe Bardhit, të cilët bllokuan foltoren duke mos lejuar vijimin normal të seancës plenare, për të diskutuar sipas rendit të ditës.

Ai tha në “Tirana Live” se kjo është një lojë e vjetër e Berishës, i cili sipas tij lufton kundër SHBA, Britanisë së Madhe dhe BE. Sipas Bejkos, grupimi i Berishës lufton me “mullinjtë e erës” dhe në fund nuk do të fitojnë asgjë në aspektin politik.

“Nuk është kontekst i ri politik, por i vjetër. Ka 24 muaj që Berisha është pezulluar nga grupi parlamentar dhe më pas është përjashtuar nga PD dhe për shkak se është shpallur non grata ka kryer veprime në dëm të PD. Ata janë tashmë në provën e zjarrit, se duan t’i dëshmojnë Berishës besnikëri. Ata janë bashkuar me Berishën pasi e kishin akuzuar njëri tjetrin deri edhe për vrasës. Ata që kanë qenë akuzatorë të njëri tjetrit për vrasës, tashmë janë bërë bashkë dhe ju duhet të japin provën, cila është prova? Prova është të flasin me gjuhën e Berishës. Kërkojnë prej Berishës si shpërblim që t’i vendosin në listat elektorale, meqë pretendojnë se kanë shumicën e demokratëve, gjë që nuk na rezulton kështu se pas humbjes së 14 majit, humbi dhe bastionet. Berisha sot pretendon kundër SHBA, kundër Mbretërisë e Bashkuar, kundër BE, sepse është i izoluar dhe duke qenë se është i izoluar është në para-politikë dhe nuk është në politikë. Po luftojnë me mullinjtë e erës”, tha ai.

Ai u shpreh se PD-ja nuk do të bashkëpunojë me grupimin e Berishës dhe ky është një vendim, i cili është marrë nga Kuvendi i PD.

Lexo edhe :  Berisha me banorët në Maqellarë/ Vetëm 6 ditë na ndajnë nga dita e madhe!

Ky vendim tha Bejko është hartuar dhe lexuar nga vetë z. Bardhi, por pavarësisht mendimeve të tij, ai shtoi se deputetët e PD nuk do bashkëpunojmë me një person politik, i cili është njollosur nga SHBA.

“Nuk do ketë bashkim dhe bashkëpunim me non grata. Zero, është e prerë. Është vendim që është marrë në datën 18 dhjetor në Kuvendin e PD, e shpallur kjo në rezolutën e hartuar dhe lexuar na vetëz. Gaz Bardhi.  Nëse Bardhi ka ndërruar mendim është punë e tij, ne i qëndrojmë vendimet e PD. Ne kemi agjendën tonë europiane dhe pro-perëndimore. Ne jemi PD, Bardhi është përjashtuar nga PD. Ata mund ta quajnë vetën çfarë të duan, por ne jemi PD’, tha ai./E.T

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV