Video/ PE miraton rezolutën mbi zhvillimet Kosovë-Serbi

Prezent gjate votimit dhe Presidenti i Senatit francez z. Gerard Larcher

Nga Monada Mehmetaj, Strasbourg

Parlamenti Europian miraton rezoluten per zhvillimet e fundit qe lidhen me dialogun Serbi -Kosove, perfshire dhe situaten ne veri te Kosoves. Grupet politike te Partise Popullore Europiane,Social-Demokratet, Liberalet, Te Gjelbrit,Konservatoret dhe Reformistet angazhuan perfaqesuesit e tyre hartimin e saj dhe per ndryshimet e nevojshnme.Konkretisht paragrafi 17 ka nje shtese ku thuhet:”u bejme thirrje pese shteteve anetare BE-se qe nuk e njohin Kosoven ta bejne kete”, kjo fjali nuk ishte cilesuar me pare.Shtese tjeter;”Sulme te dhunshme ndaj oficereve te policise dhe ushtareve te NATOs nga serbet e Kosoves dhe ndersa policia serbe, policia speciale dhe njesite e ushtrise ishin zhvendosur ne 48 pozicione”.Duke bere keto ndryshime, do te kemi nje realitet me te qarte ne gjykimin e gjithe situatave qe kane ndodhur deri me tani.

Ne rezolute shprehet keqardhje per Serbine qe ka filluar fushaten e saj te çnjohjes se’ Kosoves, qe ka bojkotuar institucionet juridike, ka bojkotuar zgjedhjet komunale, gjithashtu mbetet thelbesore mbajtja e zgjedhjeve lokale ne kater komunat,ne veri te Kosoves, i ben thirrje serbeve te Kosoves te rikthehen ne institicionet e Kosoves dhe te shmangin tensionet, me urgjence te vecante Borrell ,BE Lajčāk, te lehtesojne dialogun Beograd-Prishtine. Nderkohe gjykata e Beogradit refuzoi thirrjen e shefit te publikut te Beogradit per ndalimin e Milan Radoičič. Nder te tjera thuhet ne rezolute, duhet vepruar per nje rritje te bashkepunimit nderkombetar dhe nderkufitar ndermjet Kosoves dhe Serbise per krimin e e organizuar, autoritet perkatese te nxjerrin perpara drejtesise te gjithe sulmet e dhunshme, tre terroristet e vdekur u portretizuan si heronj dhe se Serbia mbajti nje dite zie kombetare dhe se bandat kriminale vazhdojne te veprojne ne veri te Kosoves dhe te behen hetime per to , i behet thirrje KFORIT e EULEX-it te kryejne vleresime te perbashketa.

Lexo edhe :  “Kush ma dënon nipin nuk del i gjallë”, arrestohet pas kërcënimeve Gjovalin Shkambi

Nder te tjera denoncon me force ngritjen ushtarake te ushtrise serbe ne kufirin me Kosoven, Rusia po perdor ndikimin e saj ne Serbi duke u perpjekur te destabilizoje, Serbia eshte nje strehe e sigurt per kompanite Ruse, partneritet i vazhdueshem me Rusine dhe Kinen.

Gjithashtu denohet sulmi i 24 shtatorit 2023, si dhe te behen hetime, nderkohe qe edhe shtetet e tjera te BE-se qe nuk e kane denuar kete sulm ta bejne. Shpresojme qe te gjitha palet te bashkepunojne per uljen e tensioneve dhe se diskutimet nga perfaqesuesit e shteteve te BE-se ne PE ndihmuan ne paraqitjen e fakteve, denoncimin e tyre ne sherbim te ceshtjes./kb