Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi të mërkurën e kësaj jave një listë të gjatë vendimesh, ku bien në sy një sërë lejesh ndërtimi e zhvillimi për kulla, godina multifunksionale apo vila e hotele në bregdet.
Dy prej kullave, të paktën sipas emërtimeve, janë të pozicionuara njëra në rrugën “Ibrahim Rugova” nën “Barcelona Tower” dhe tjetra, “Wind Tower”, në rrugën “Dritan Hoxha”.
Një pjesë e mirë e lejeve përfshijnë ndërtime në Bulevardin e Ri të tilla si godina multifunksionale apo një qendër kongresesh.
Në bregdet pranë Kepit të Rodnit bie në sy një vendim për vila dhe hotele, ndërkohë që leje janë dhënë edhe në Dhërmiu.
Dy pika të veçanta paraqesin zhvillime për Marinën e Jaheteve në Durrës dhe një tjetër për Marinën e Vlorës.
Energjia është një tjetër sektor ku ka pasur një sëri vendimesh të miratuara, ku bien në sy disa impiante fotovoltaike me kapacitet të konsiderueshëm, por edhe disa të vegjël në rajone të ndryshme të vendit.
Më poshtë lista e plotë e vendimeve të KKT.
10.Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë shërbimi, hoteleri dhe banimi”, me vendndodhje në Rrugën: “Kristo Luarasi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Living Company” sh.p.k./MONITOR/ S.M