FOTOGALERI/ Puthjet e famshme të “Lamtumirës” mes dashurive të luftës

Ata qëndrojnë para portave që të çojnë në trena, thellë në krahët e njëri-tjetrit, pa u kujdesur se kush sheh apo çfarë mendojnë.

SHBA-Fotot e paraqitur janë bërë nga Alfred Eisenstaedt i LIFE në prill 1943 në kulmin e Luftës së Dytë Botërore. Aty shihen puthjet e lamtumirës midis çifteve gjatë luftës, ku ca nga ata u përballën me mundësinë që mos të ktheheshin më nga lufta. Në numrin e saj të 14 shkurtit 1944, në të cilën u shfaqën shumë nga këto foto, ja se si revista LIFE i përshkroi skenat:

Ata qëndrojnë para portave që të çojnë në trena, thellë në krahët e njëri-tjetrit, pa u kujdesur se kush sheh apo çfarë mendojnë.

Çdo lamtumirë është një dramë e plotë në vetvete, të cilën fotografitë e Eisenstaedt tregojnë prekshëm. Ndonjëherë vajza qëndron me krahët rreth belit të djemve, me duar të shtrënguara fort pas. Një tjetër vendos kokën e saj në kthesën e faqes së tij, ndërsa lotët bien mbi pallton e tij. Herë pas here, djali do të marrë fytyrën e saj midis duarve dhe do të flasë me qetësi. Ose nëse pritja është e gjatë, ata thjesht mund të qëndrojnë të qetë, duke mos thënë asgjë. Emëruesi i përbashkët i të gjitha këtyre është trishtimi dhe butësia, dhe harresa e plotë për momentin ndaj çdo gjëje përveç dhimbjeve të tyre individuale./I.S