Monica Bellucci shfaqet me të dashurin në tapetin e kuq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Monica Bellucci dhe Tim Burton u shfaqën për herë të parë si çift në tapetin e kuq në Romë, për premierën e filmit “Diabolik Chi Sei?”.

Burton, 65 vjeç, u shfaq i veshur me një kostum të zi, ndërsa Bellucci, 59 vjeç, me një fustan të gjatë ngjyrë gri dhe grimin identifikues.

Ata mbajtën duart, takuan njerëzit dhe pozuan të buzëqeshur.

Thashethemet për marrëdhënien e tyre nisën pasi ata u fotografuan në Paris. Më pas, Bellucci e konfirmoi marrëdhënien në Elle France, duke thënë se është e lumtur që e ka takuar Tim.

Çifti po punon bashkë për filmin “Beetlejuice 2” në Londër. Filmi është vijimi i “Beetlejuice” (1988), me regji të Tim Burton.

Thuhet se Bellucci dhe Burton u takuan në tetor, në Festivalin e Filmit Lumire në Lyon dhe pikërisht në këtë event, lindën shkëndijat e dashurisë. E në fakt, Tim Burton e ka shprehur gjithmonë admirimin për Monica Bellucci-n.

Tim Burton ka qenë i martuar për periudhën 1989 – 1993 me artisten Lena Gieseke, më pas nisi një marrëdhënie me Lisa Marie. Pas ndarjes edhe nga Lisa, ai u lidh me Helena Bonham Carter, me të clilën ka edhe dy fëmijë. Marrëdhënia e tyre përfundoi në vitin 2014.

Nga ana tjetër, Bellucci ka qenë e martuar me fotografin Claudio Carlos Basso e më pas, me aktorin francez Vincent Cassel, me të cilën ka edhe dy vajza, të quajtura Deva dhe Léonie. Pas divorcit nga Cassel, Monica u lidh me artistin Nicolas Lefebvre./E.Ç

Të fundit

Ndihmonte emigrantët nga vendet e treta për të kaluar kufirin, arrestohet 28-vjeçari!

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin,...

A po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

Që nga rizgjedhja e tij si president i SHBA-së, Donald Trump është përballur vazhdimisht me akuza për përfitime personale. Në fakt, Trump dhe familja e tij...

U kap me kokainë në makinë, lihet në “arrest shtëpie” vajza e Eli Farës

Gjykata ka lënë nën masënm e sigurisë “arrest me burg” vajzën e këngëtares Eli Fara, Roxhensa kapurani alias Marina Fara. Marina u kap ditën e...

Rama thirrje për t’iu bashkuar aksionit të pastrimit: Do zhvillohet në 10 parqe

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mëngjesin e së shtunës një mesazh për qytetarët, duke i ftuar t’i bashkohen aksionit “Male të Pastra”, i cili do të...

ANALIZA/ Pse Donald Trump beson se e meriton çmimin Nobel të paqes

Përpjekjet e Donald Trump për të përfunduar luftën në Ukrainë kanë rikthyer fushatën e tij për të fituar Çmimin Nobel të Paqes. Gjatë një...

Lajme të tjera

Web TV