Afera “Partizani”/ Avokat plas ‘bombë’: Malltezi mund të arratiset

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Idajet Beqiri ka folur në “Tirana Live” për masën e sigurisë dhënë nga gjykata për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Ai ka deklaruar se çfarë hapa do të ndiqen tani në Gjykatë me Malltezin, derisa të vihen në zbatim kushtet e masës “Arrest me burg pa afat”.

“Masa arrest me burg është dhënë por do të verifikohen kushtet e zbatimit të kësaj mase. Domethënë merret sot Malltezit dhe i bëhen pyetjet, bëhet verifikimi i emrit, i mbiemrit se është dhënë masa në mungesë.

I thuhet se për çfarë akuzohet, kushtet në paraburgim, pretendimet nëse duhet ta vuaj masën arrest me burg apo ka ndonjë arsye pse nuk duhet ta vuaj.

Do të pyetet për të gjitha këto, dhe nëse nuk ka asnjë arsye nga ato që njeh ligji, që mund të çoj gjykatën deri në ndryshim të masës së sigurimit, ahërerë vazhdon ekzekutohet dhe të bëjë paraburgimin”, u shpreh Beqiri.

Më tej, ai tregoi dhe tre elementët që ka marrë parasysh gjykata për Malltezin.

“Në rastin konkret masa e sigurimit që iu dha Jamërarbër Malltezit është ‘arrest me burg pa afat’, ç’ka do të thotë që Gjykata ka pasur parasysh këto tre elementë: 1. Mund të arratiset. 2. Mund të zhduki prova, ose përpunojë dëshmitarë. 3. Mund të kryejë dhe vepra të tjera penale për të mbuluar këtë”, përfundoi avokati./   S.M

Të fundit

Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”

Sot, 30 qershor, në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion nis procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe...

Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Nga Mero Baze Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre...

Kur toka u la me gjak, Beteja e Solferinos dhe Traktati i Zyrihut

24 qershor 1859, Ka beteja që ndryshojnë fatin e kombeve, dhe ka beteja që ndryshojnë fatin e njerëzimit. Beteja e Solferinos, e zhvilluar më...

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të...

Zgjedhjet e 11 majit/ Dash Sula: PD vuri galloshët në listë të sigurt, PS hoqi gangsterët

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, zgjedhjet e fundit dhe dështimin e PD-së. Sula u...

Lajme të tjera

Web TV