Cila është mosha e duhur kur duhet t’u blini një telefon fëmijëve?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur prindërit vendosin t’u blejnë fëmijëve celular, praktikisht u kanë dorëzuar atyre një burim informacioni të pafundëm, të rëndësishëm dhe të rrezikshëm, gjithmonë nëse nuk kontrollohet. Një vendim i tillë është i diskutueshëm pasi ende nuk është pranuar një moshë e caktuar për periudhën se kur fëmijët duhet të kenë telefonin e tyre personal.

Common Sense Media, një organizatë që promovon teknologjinë dhe median e sigurt për fëmijët, themeluar nga James Pearson Steyer, avokat i të drejtave civile, profesor dhe autor që bën vlerësime të ndryshme bazuar te mosha e fëmijëve, shkruan se nuk ka një moshë të duhur për t’u blerë fëmijëve një celular, por ka të tjerë faktorë të rëndësishëm.

Sommon Sense Media thekson se mosha nuk është aq e rëndësishme sa niveli i pjekurisë së fëmijës, aftësia për të ndjekur rregullat e shtëpisë dhe shkollës dhe ndjenja e përgjegjësisë.

“Blerja e një telefoni është një vendim shumë personal dhe individual, por shumë fëmijë fillojnë t’i kërkojnë (dhe t’i marrin) që në shkollën fillore. Ky lloj presioni nga bashkëmoshatarët e bën më të vështirë për prindërit që duan të vonojnë qasjen ndaj telefonit. Kur u dorëzoni fëmijëve celularët, po u jepni atyre mjete të fuqishme komunikimi dhe mediatike. Ata mund të krijojnë tekste, imazhe dhe video që mund të shpërndahen gjerësisht dhe të ngarkohen në faqet e internetit menjëherë. Prindërit me të vërtetë duhet të marrin parasysh nëse fëmijët e tyre janë të gatshëm të përdorin telefonët me përgjegjësi dhe respekt.”
Faktorët që duhen marrë në konsideratë janë:

1. A janë të përgjegjshëm? Pra, ju bëjnë të ditur kur largohen nga shtëpia? A shfaqen në orarin që thonë se do të vijnë? A i ndjekin rregullat e familjes dhe shkollës?

Lexo edhe :  Trump ndez polemika me deklaratën për Taylor Swift: Filluat ta urrenit falë meje

2. A priren të humbin gjëra?

3. A e kanë të nevojshme një celular?

4. A mendoni se do ta përdorin celularin me përgjegjësi? Për shembull, a do të dërgonin mesazhe gjatë orës së mësimit?

5. A janë dakord që të ketë një orar për të përdorur elularit? A janë dakord që të bisedoni për aplikacionet që do të shkarkojnë?

6. A janë dakord që të mos e mbajnë telefonin në dhomën e gjumit, pasi shtrihen për të fjetur në mbrëmje?

7. A do ta përdorin për qëllime të vlefshme dhe jo për të ngacmuar të tjerët?/E.Ç

Të fundit

Shqipëria, një nga pesë vendet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë

Shqipëria është një nga pesë destinacionet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë. Cepee Tabibian, një eksperte për lëvizjet jashtë vendit,...

Procesi/ Berisha në planin B, mosnjohje zgjedhjesh dhe betejë ligjore

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për manipulim masiv të votës, shpërdorim fondesh publike dhe presion mbi zgjedhësit. Ai i ka bërë thirrje dhe...

OKB: Mbi 28,000 gra dhe vajza të vrara në Gaza që nga tetori i vitit 2023

Më shumë se 28,000 gra dhe vajza janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor 2023, sipas UN Women. Shifra...

Parashikimi i motit për sot, 21 maj 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas –...

Lajme të tjera

Web TV