Përleshen kunatat për lekët/ Degradon debati: Të djeg si miu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy kunatat Rovena dhe Mirela u përballen këtë të diel në “Shihemi në Gjyq”, në Tv Klan.

Shkaka për këtë përballje u bë një apartament në Vlorë.

Mirela ka blerë para disa vitesh dy apartamente në një pallat, njërin prej të cilëve ia ka kërkuar Rovena, pasi shtëpia e saj ishte dëmtuar nga tërmeti. Rovena i ka ofruar edhe një pagesë prej 2 milionë lekë për qiranë.

Për 3 muaj, Mirela i ka thënë se apartamenti do të jetë gati, por konflikti vijon prej një viti e gjysmë.

Kur Rovena ka shkuar në këtë apartament, sepse ka parë që kondicionerët ishin vendosur dhe mendoi se ishte gati, ka gjetur një banor aty që i ka thënë se shtëpia është e tij.

Ndaj ajo thotë se kunata e ka mashtruar dhe ia ka dhënë shtëpinë dikujt tjetër ndërkohë që ka marrë paratë.

Replikat mes tyre bëhen aq të forta sa shkojnë deri në një përleshje ku është dashur të ndërhyjë dhe moderatori Ardit Gjebrea.

Pjesë nga debati:

Rovena: Të pëlqeu leku ty? Të pëlqeu shumë?

Mirela: Dëgjo se s’plasa për lekët e tua, për atë 2 milionëshin.

Rovena: Plase, s’plase  motër e dashur unë mezi e kam nxjerrë dhe nuk kam takat të punoj më.

Mirela: Moj e çmendur është futur abuziv.

Rovena: E çmendur je ti se ti punon me të çmendurit!

Mirela: E kam për nder që punoj me ata po harroji lekët se s’ke për t’i marrë! E dashur, 30 milionëshin këtu!

Mirela: Po s’ti dhashë lekët çfarë do më bësh?

Mirela: Provoje po s’të dogja si miu ty edhe…

Rovena: Vëllain tënd do djegësh.

Lexo edhe :  Dogji tokën e fqinjit, kush është 80-vjeçari që vdiq mes flakëve

Mirela: S’pyes më për nënën që më ka bërë moj!

Rovena: Vëllain tënd do djegësh!

Mirela: S’pyes për nënën që më ka bërë,  do të të sjell policinë brenda e do të dal!

Rovena: Kë do djegësh ti? Vëllain tënd? Vëllain tënd do djegësh ti? Shtëpinë? Mua?

Mirela: S’pyes për nënën që më ka bërë kokën, moj merr vesh ti? Moj ndyrësirë! S’pyes për nënën! Përfiton nga djersa ime! Palaço!

Rovena: Unë nuk e gjej gjuhën me këtë lloj njeriu, unë nuk e gjej gjuhën!

Mirela: Moj merr vesh është futur abuziv?

Rovena: Nuk më intereson fare!/    S.M

Të fundit

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale,...

Pirro Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret

Nga Delvina, ku situata me zjarret është ende e rrezikshme, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se Shqipëria është duke blerë dy avionë që...

Bayern blen yllin nga Premier League, kushton 60 mln euro

Pasi transferoi Luis Diaz për 70 milionë euro nga Liverpool, Bayern duket se do të bëjë një tjetër goditje të bujshme po në Premier...

Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

Plakja nuk është një proces i lehtë, ajo kërkon pranim, përgatitje dhe përshtatje. Sipas një studimi të ri nga Proceedings of the National Academy of...

Si inteligjenca artificiale mos ta zhdukë njerëzimin

Geoffrey Hinton, një nga pionierët e inteligjencës artificiale dhe fitues i Çmimit Nobel, ka ngritur sërish alarmin për rreziqet që paraqet AI. Në një...

Lajme të tjera

Web TV