Pse 12 vjet më parë e quajtëm “Shtetasi Berisha”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kreshnik Spahiu

12 vjet më parë në çdo dalje mediatike e quanim: “shtetasi Berisha” dhe jo kryeministri…..
Të gjithë e kishin frikë dhe as emrin nuk ja përmendnin.Vitet kaluan dhe erdhi një ditë që …….

SHBA dje ka heshtur për arrestimet në familjen e shtetasit Berisha. Ata në fakt nuk janë indiferent por thjesht duan ti japin meritën SPAK-ut.

Askush nuk e ka fituar dot një luftë kundër Amerikës. Në fakt, fundi i shtetasit Berisha pritej të ishte tragjik në kohën dhe vendin e duhur.

Kjo që ka ndodhur është vetëm fillimi i një drame politike që do shoqërojë vitet e fundit të ish-kryeministrit të Shqipërisë.

“Edhe një provë të vetme nëse më publiokojnë SHBA për korrupsion ndaj meje, unë do largohem vetë nga politika” – ka deklaruar Sali Berisha në konferencë shtypi pas shpalljes tij non-grata nga SHBA.

Prokuroria speciale ja publikoi provat por shtetasi Berisha sërish nuk u tërhoq nga politika.
– 20 pallate në Klubin Partizani nuk quhen provë?
– 4 të vrarë në 21 Janar nuk quhen provë?
– 21 të vrarë dhe 300 të plagosur nuk quhen provë?
– 6 milje hapësirë detare të falura Greqisë nuk quhen provë?
– 120 milion tendera për Energjinë nuk quhen provë?
Asgjë nuk quhet provë ligjore për Berishën.

Duket qartë që shtetasi Berisha nuk do heq dorë nga politika dhe do e përdorë elektoratin e tij si anti-plumb kundër drejtësisë për çdo dosje penale.

Deri në fund të jetës së tij ai do e mbaj grupimin politik edhe sikur të katandiset me 4 deputet.
Në fakt Prokuroria sërish e ka favorizuar shtetasin Berisha. Ai po hyn në histori si i vetmi politikan që nuk arrestohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv” por në mënyrë të papreçedent i jepet “Detyrim për paraqitje”.

Prokuroria justifikohet se ai është 80 vjeç dhe nuk e mban burgun por harron të sqarojë që pse nuk kanë kërkuar “arrest shtëpie” që si plak të shoh lajmet nga shtëpia dhe mos dal rrugëve apo sallave duke kërcënuar dhe shantazhuar prokurorët me jetë.
drejtësia penale duhet jetë propocionale.

Si mund ta kuptojë populli proçedurën penale kur drejtësia jep:
– për 50 euro arrest me burg Fred Belerit
– Për 5 milion euro detyrim paraqitje Berisha

Lexo edhe :  Ta zëmë se Donaldi, shoku i Saliut

A ka jurist ta interpretojë këtë vendim pse Fredi Belerin e mbajnë ende në burg për 50 euro kur nuk kanë çmuar të njëjtën masë për Berishën?
Drejtësia jo vetëm duhet jetë e barabartë por edhe duhet të duket e tillë.
Për këto arsye akuza penale nuk duhet të lejojë hapësira gabimesh proçedurale që i japin legjitimitet mbrojtjes politike.

Shtetasi Berisha duhet të trajtohet si i barabartë përpara ligjit.

Prokuroria duhet zhvishet nga kompleksi që ai ka qenë kryeministër dhe president.
Hija e pushtetit i çon në cedime proçedurale, siç janë vendosja e dhëndrit në masa rënduese më shumë se vjehëri.
Asnjë shqiptar nuk bindet për një drejtësi të barabartë nëse ju thua se Malltezi qenka më i rrezikshëm se Berisha prandaj të parin po e arrestojmë dhe të dytin e lëmë të lirë.
Malltezi nuk është dhe nuk mund jetë më i rreikshëm se vjehrri sepse kryeministër ishte Berisha dhe ai kishte përgjegjësitë ligjore për veprimet.
Parlamenti nuk ka nevojë për qoka juridike që ti largohen përgjegjësisë politike.
Parlamenti duhet votojë në komisionin e mandateve për të autorizuar heqjen e lirisë së Sali Berishës.

Ndërkohë opozita duhet të pranojë standardin e krijuar nga socialistët që japin autorizim drejtesisë për çdo deputet socialist që po arrestohet duke mos krijuar barriera politike.

Nga ana tjetër i ngelet Berishës të tregoj pak dinjitet në pleqëri dhe mos e shes dhëndrin duke krijuar alibinë: “që hante kumbulla pas shpinës tij”, njësoj siç tha për baxhanakun që nuk e dinte që punonte në fabrikën e Gërdecit.

Drejtësisë nuk mund ti shpëtosh duke thënë:
– nuk e njoh baxhanakun
– nuk e njoh dhëndrin

Në fund i duhet prokurorisë dhe gjykatës të “vrasë” dhe të hyjë në histori.
Sot më shumë se kurrë ai s’duhet jetë për drejtësinë penale as kryeministër, as deputet dhe as kryetar opozite.

Ai është thjesht: shtetasi Berisha.

12 vjet më parë në çdo dalje mediatike e quanim: “shtetasi Berisha” dhe jo kryeministri…..
Të gjithë e kishin frikë dhe as emrin nuk ja përmendnin.
Vitet kaluan dhe erdhi një ditë që ……./     S.M

Të fundit

Elon Musk dhe trashëgimia e manjatëve në politikën amerikane

Biznesi ka qenë i ndërthurur me politikën amerikane që para themelimit të vendit. Pavarësisht që drejtuesit e bizneseve luajnë...

‘Nuk duhej të ishin ndjekur penalisht’, Presidenti Trump fal 23 protestues kundër abortit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nënshkroi faljen e 23 protestuesve kundër abortit të enjten, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në mesin e të...

Një tjetër moderatore do bëhet pjesë e BBV4, ja për kë bëhet fjalë

Moderatorja Krisa Çaushi do të bëhet pjesë e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania. Lajmi është konfirmuar nga burime ekskluzive për...

SPAK i dha leje për të udhëtuar jashtë, Sali Berisha tregon arsyet e vizitës në Gjermani

Kreu i PD Sali Berisha, në një intervistë dhënë për gazetarin ,Osman Stafa ka dhënë më tepër detaje rreth vizitës së tij në Gjermani. Berisha...

Virozat prekin grupmoshat pediatrike, fluks vizitash mjekësore në Korçë

Në repartin e pediatrisë të spitalit të Korçës është vërejtur një rritje e ndjeshme e fluksit të vizitave, që arrijnë deri në 60 raste...

Lajme të tjera

Web TV