Raporti i BSH, ja pasojat e konkurencës mes bankave

Prej muajit korrik në banka është shënuar një rritje e kredive të dhëna për investime te bizneset. Në raportin e fundit thuhet se edhe huatë e dhëna për blerje banese janë në rritje.

Pas një viti 2022 me luhatje sa i përket kërkesave dhe dhënies së kredive sektori bankar tashmë duket i rigjallëruar.

Madje bizneset nga një rënie e fortë e huasë së marrë për investime që nisi prej qershorit të vitit të shkuar në tremujorin e tretë të 2023 shihet një vlerë e lartë e huasë së dhënë madje edhe e pritshmërive për këtë sektor.

E njëjta situatë edhe për borxhin e marrë për likuiditete

Konkurrenca e fortë mes bankava, sipas raportit të institucionit qëndror financiar të vendit, ka bërë që të lehtësohen procedurat dhe kriteret edhe për individët. Por normat e interesit sërish mbetet e larte

Sa i përket sektorit të ndërtimit, sinjalet vijojnë të jenë positive. Kërkesa për kredi hipotekore dhe shumat e miratuara vazhdojnë të jenë në rritje ashtu si dhe ccmimet për apartamente. I njëjti fenomen shfaqet edhe për huatë për konsum

Sinjalet positive sipas raportit vijnë edhe për shkak të stabilitetit financiar./   S.M