DASH: Problem korrupsioni dhe konkurrenca e pandershme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë publik raportin mbi “Klimën e Biznesit” në Shqipëri ku thekson se disa nga problemet kryesore janë korrupsioni në nivele të ndryshme qeverisëse, ndryshimet e shpeshta të ligjeve fiskale, çështjet e pazgjidhura të pronësisë dhe konçesionet.

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin për klimën e biznesit në Shqipëri, duke renditur disa problematika. Ndër më kryesoret konsiderojnë korrupsionin, kunkurrencën e pandershme, ndryshimet e shpeshta në ligjin fiscal, por edhe paranë e pisët që arrin të futet në ekonomi dhe dëmton seriozisht biznesin e ndershëm.

Rastet e korrupsionit në Shqipëri sipas DASH, janë duke nisur që nga sektori publik, te prokurimet publike, konkurrenca e pandershme, deri edhe te korrupsioni i lartë qeveritar. “Investitorët e huaj e cilësojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes.

Ata përmendin korrupsionin e vazhdueshëm duke përfshirë sektorin publik, gjyqësorin, prokurimet publike, konkurrencën e pandershme dhe të shtrembëruar, ekonominë e madhe informale, pastrimin e parave, ndryshimet frekuente të legjislacionit fiskal si dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për të bërë biznes në Shqipëri.

Raportimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme. Investitorët raportojnë shpesh raste të korrupsionit qeveritar që vonon dhe parandalon investimet në Shqipëri. Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.

Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme”-thuhet në raport. Po si arritën në këtë përfundim?

Shumë nga gjetjet e raportit janë përshtypje dhe fakte nga kompani emarikane në vendin tonë. “Investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe përjetësimi i praktikave joformale të biznesit.

Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje të diskutueshme tregtare me entitete publike dhe private, duke përfshirë disa që shkuan në arbitrazh ndërkombëtar. Në 2019 dhe 2020, tentativa për investim të një kompanie amerikane dyshohet se u pengua nga disa vendime gjyqësore dhe veprime të dyshimta të palëve të interesuara të përfshira në një mosmarrëveshje mbi investimin.

Çështja përfundoi në arbitrazh ndërkombëtar”, thuhet në raportin e DASH. Gjithashtu në raport thuhet se Shqipëria ka një potencial të madh ekonomik, një kuadër ligjor të shëndoshë dhe ka bërë progres në kufizimin e korrupsionit të vogël duke dixhitalizuar shërbimet publike si për qytetarët ashtu edhe për bizneset.

Lexo edhe :  Lehtësohen kriteret e kredisë konsumatore, por çfarë ndodh ndaj banesave

“Si një vend në zhvillim, Shqipëria ofron potencial të madh të pashfrytëzuar për investime të huaja në shumë sektorë duke përfshirë energjinë, turizmin, kujdesin shëndetësor, bujqësinë, naftën dhe minierat, dhe teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK).

Në dekadën e fundit, Shqipëria ka tërhequr nivele më të mëdha të investimeve të huaja direkte”, thuhet më tej në raportin e DASH. Investimet janë të përqendruara në industritë nxjerrëse dhe përpunuese, pasuri të paluajtshme, sektorin e energjisë, bankat dhe sigurimet, dhe TIK. Zvicër, Holandë, Kanada, Itali, Turqi, Austri, Bullgari, dhe Franca janë burimet më të mëdha të IHD-ve.

Aksionet e IHD-ve nga Shtetet e Bashkuara zënë një pjesë të vogël por në rritje, thuhet më tej në raport. Në raport vlerësohet se Shqipëria ka një potencial të madh ekonomik, një kuadër ligjor të shëndoshë dhe ka bërë progres në kufizimin e korrupsionit të vogël duke dixhitalizuar shërbimet publike si për qytetarët ashtu edhe për bizneset.

 

Problematikat nga emigracioni

Emigrimi i fuqisë punëtore të re dhe të kualifikuar ka krijuar mungesa të fuqisë punëtore që ndikon në perspektivat e investimeve në shumë sektorë. Shqipëria vazhdon të shënojë dobët në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International.

Në vitin 2022, Shqipëria renditej e 101 nga 180 vende, një përmirësim i lehtë nga viti 2021, por ende larg renditjes së saj më të mirë të vitit 2016, kur u rendit e 83-ta nga 176 ekonomi.

Shqipëria gjithashtu vazhdon të renditet e ulët në Indeksin Global të Inovacionit (GII), duke u renditur në 84 nga 132 vende në 2022 GII”. Raporti vijon duke theksuar se Shqipëria ka një sektor të madh informal dhe aktivitete të pastrimit të parave.

Task Forca e Veprimit Financiar për Parandalimin e Pastrimit të Parave (FATF) e përfshiu Shqipërinë në listën e saj gri në vitin 2020 dhe vendi vazhdon të jetë në listën për vitin 2023, për shkak të mangësive strategjike në adresimin e shqetësimeve të pastrimit të parave.

Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg. Akuzat për korrupsion janë të zakonshme dhe investitorët shpesh raportojnë se ata bëhen objektiv i zhvatjes si nga administrata publike, ashtu edhe nga media dhe grupet kriminale.

Të fundit

India më shumë se dyfishoi blerjet e saj të diamanteve nga Rusia

Në mars, India më shumë se dyfishoi blerjen vjetore të diamanteve nga Rusia, sipas të dhënave nga Ministria indiane...

Pamje nga mali i Çajupit, Rama: Transumanca pasuri e UNESCO

Kryeministri Edi Rama publikoi këtë mëngjes pamje nga mali i Çajupit, ku sipas tij, bëhen bashkë trans-humanca ose shtegtimi i bagëtive ndër kullota, nën...

Shpërthen vullkani Ibu, evakuohen banorët e shtatë fshatrave

Banorët e shtatë fshatrave u evakuuan për shkak të shpërthimit të vullkanit Ibu në ishullin Halmahera në Indonezi. Autoritetet rekomanduan evakuimin e të gjithë...

Me siguri nuk keni dëgjuar për neps më të çuditshëm se ai i Hailey Bieber

Hailey Bieber po ndan me ndjekësit e saj në Instagram detajet se sip o shkon shtatzënia e saj e parë. Ajo dhe bashkëshorti i...

Maqedonia e Veriut në rivotime, data se kur zgjedhësit do i drejtohen kutive të votimit

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut të shtunën caktoi datën 22 maj për rivotimin në shtatë qendra zgjedhore pasi Gjykata Administrative i...

Lajme të tjera

Web TV