Çështja “Berisha”/ Reagon Grida Duma: Nuk është vetëm betejë e drejtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autorja dhe moderatorja e “Top Story”, Grida Duma, ishte mëngjesin e kësaj të marte e ftuar në emisionin e “Wake Up”. Gjatë intervistës, Duma foli për përballjen me ish-kryeministrin, Sali Berisha, në studion e saj.

E pyetur nga Blendi Salaj se ‘çfarë do t’i thoshte sot Berishës’, Duma tha: “Unë nuk do të doja kurrë që individi që krijoi një Parti Demokratike, që hodhi Murin e Berlinit në Shqipëri, të mund të vijonte një betejë për figurën dhe respektin individual të tij”

Grida Duma: Edhe me Berishën ka qenë e njëjta gjë. Presupozohej që unë në mënyrë normale, një njeri sidomos në situatat e tij, me vështirësitë që ka ai shumë atipike dhe specifike në këto momente, do të dukej sikur ose do të duhej që të mos godisja…

Blendi Salaj: Si një ish-bashkëpunëtore e tij

Grida Duma: Sigurisht. Si një njeri që hyra në politikë në qeverisjen e Berishës, padiskutim. Por ajo që i thashë ‘a duhet që Partia Demokratike të ketë moshën biologjike të Sali Berishës’, unë besoj që është goditja më e madhe që i është dhënë atij në publik drejtpërdrejtë. Pavarësisht se është thënë qetësisht nga unë.

Blendi Salaj: Çfarë do i thoshe sot Grida, në dritë edhe të lajmeve të fundit

Grida Duma: Por sot do ti thoja që këto beteja ia kemi parë, i ka parë gjithë opinioni publik dhe qytetarët shqiptarë. Unë nuk do të doja kurrë që individi që krijoi një Parti Demokratike, që hodhi Murin e Berlinit në Shqipëri, të mund të vijonte një betejë për figurën dhe respektin individual të tij.

Do ishte mirë që në këto momente, këto çështje t’i rrinin drejtësisë dhe vetëm. Dhe stabilishmenti politik opozitar të kishte një qasje me më shumë higjienë. Pa përjashtuar fare që Berisha është aty ku është. Por një formulë e cila e çliron nga solidariteti me situatën e Berishës si individ, duhej të ishte.

Lexo edhe :  "Ramën e masak*ruan me leva, unë e mjekova! Ai më strehoi familjen në Paris"

Dhe unë këtë i kam thënë gjithmonë Blend. Duhet të ketë një ulje në tryezë të të gjithë faktorëve të mëdhenj të politikës së të djathtës, të cilët të dakordësojnë një zgjidhje për këtë çështje. Nuk mund të jetë sot çështje ‘je me Berishën, nuk je me Berishën’, sepse të gjithë pothuajse e kanë treguar që ia njohin peshën Berishës elektorale dhe le të themi të kronologjisë historike.

Sot diskutimi është ‘sa Berisha e njeh peshën që shkakton ai në këtë betejë që nuk është vetëm e drejtësisë, por në fund është edhe elektorale’./   S.M

Të fundit

Pogradec, më pak pushues këtë gusht se vitin e kaluar!

Në nisje të Gushtit, qyteti i Pogradecit po pret një numër të konsiderueshëm pushuesish vendas, kryesisht të moshave të...

OSBE: Kodi i ri Penal do kohë dhe konsultim të plotë

Prezenca e OSBE në Tiranë nuk është konsultuar nga autoritetet shqiptare gjatë hartimit të draftit për Kodin e ri Penal. Në një reagim për...

6 vite burg kush blen vota, 7 për atë që e shet

Nëse kodi i ri penal do të miratohet kështu si është propozuar, një zgjedhës që e shet votën e tij do të dënohej më...

Pukë, shpëtohen dy turistë holandezë në Majën e Murgës

Maja e Murgës në Pukë po kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët e huaj. Vetëm 20 kilometra nga qyteti, kjo...

Sulmoi godinën e bashkisë Korçë, arrestohet ish-futbollisti dhe reperi

Një incident i pazakontë dhe i transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku 26-vjeçari Kostandin Dramolli,...

Lajme të tjera

Web TV