Paralajmërimi/“Nëse Berisha kundërshton vendimin e Gjykatës, do të shoqërohet forcërisht”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar se çfarë do të ndodhë nëse ish kryeministri Sali Berisha do të vijojë të kundërshtojë vendimet e gjykatës dhe nuk paraqitet në seancat gjyqësore.

Sipas gazetares ky quhet kundërshtim dhe mosbindje ndaj vendimit të Gjykatës dhe SPAK do të detyrohet të të urdhërojë policinë që ta shoqërojë forcërisht.

Në rast se Berisha kundërshton të zbatojë vendimin e gjykatës për tu paraqitur sipas orës dhe ditëve që do të caktojë gjykata ky quhet kundërshtim dhe mosbindje ndaj vendimit të Gjykatës.

Në një nga rastet e mëparshme që Gjykata e Posaçme ka patur një kauzë të tillë opsioni është një tjetër që është më i ashpër se detyrimi me paraqitje.

SPAK është i detyruar që të urdhërojë policinë se në rast se Sali Berisha refuzon të paraqitet para policisë gjyqësore është i detyruar që të shoqërohet forcërisht nga policia.

Nëse në mënyrë të përsëritur pas disa herëve Berisha  kundërshton të paraqitet nuk mund të them se gjykata më tej shkon në një vendim akoma më shtrëngeues siç është masa arrest me burg.

Këtë nuk mund ta them se për shkak të moshës dhe faktit se, kodi penal dhe paketa ligjiore përcakton se cilat janë kushtet kur një shtetas mbi 70 vjeç duhet arrestuar. Këtë nuk mund ta them pastaj nëse do të shkojë në një fazë tjetër akoma më agresive.

Por jemi akoma herët ende nuk kemi parë kartat që do të përdorin avokatët mbrojtës sot në tryezën e gjykatës”, ka thënë Anila Hoxha./e.t

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV