Arrestohet 43-vjeçari në Shkodër, terrorizoi zonën, ja kush është

Arrestohet Balil Murataj. Për mediat raportohet  se 43-vjeçari terrorizoi zonën e Bardhajve gjatë gjithë pasdites së sotme.

Në ecje e sipër me automjetin e tij ai qëlloi në ajër me armë zjarri. Ndërkohë pas sinjalizimeve nga banorët policia e Shkodrës ka bërë arrestimin e tij.

Kujtomë se ditën e sotme policia ka zhvilluar një aksion  në akset rrugore në Shkodër, me qëllimin kapjen e personave me precedentë penale si edhe personat e shpallur në kërkim./I.S