PSG i jep “leksion” Milanit dhe merr kryesimin e grupit F, Dortmund befason Newcastle

Milani, i pafuqishëm përballë PSG-së. Kuqezinjtë u mposhtën 3-0 në “Parc des Princes” në raundin e tretë të ndeshjeve në grupe dhe renditen të fundit me vetëm dy pikë, që do të thotë se janë skuadra me më pak shanse për t’u kualifikuar.

Kylian Mbappe, Kolo Muani dhe Lee Kang-In e detyruan portierin Maignan ta nxirrte tri herë topin nga rrjeta.

Fitore shumë e rëndësishme e Borussia Dortmund 0-1 në fushën e Newcastle, ku vendosi goli i Nmecha.