Këto janë profesionet që do të tatohen nga 1 Janari i vitit të ardhshëm (LISTA)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 1 janari 2024 hyn në fuqi ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat”. Përmes ligjit të ri, të ardhurat nga punësimi do të tatohen sipas normave progresive 13% dhe 23%; të ardhurat neto nga biznesi tatohen sipas normave progresive 15% dhe 23%; të ardhurat nga investimi tatohen sipas normave respektive 8% dividendi dhe ndarjet e fitimit dhe 15% të ardhurat e tjera nga investimi, raporton Revista Monitor.

Këshilli i Ministrave ka gati projektvendimin për vendimin i cili ka saktësuar listën analitike të shërbimeve, përfshirë ato profesionale, të ofruara nga personat fizikë të vetëpunësuar dhe entitetet, me të ardhura vjetore deri 14 milion lekë në vit.

Këta do të paguajnë paguajnë tatim mbi të ardhurat personale apo tatim mbi të ardhurat e korporatës duke filluar nga viti fiskal 2024 përbëhet nga veprimtaritë, sipas kodeve të parashikuara në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (Rev.2), të paraqitura në mënyrë analitike në tabelën që jepet e plotë në fund të artikullit. Lista përmban 262 profesione.

Sipas vendimit, në rastet kur tatimpaguesit nuk janë të qartë në lidhje me kategorizimin e veprimtarisë ekonomike që ushtrojnë, apo për normën e tatimit mbi të ardhurat në lidhje me veprimtarinë e tyre, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bazuar në Nomenklaturën e Veprimtarive përcakton ndarjen dhe aktivitetin në të cilën bën pjesë tatimpaguesi përkatës

Vendimi thotë që lista e shërbimeve do të jetë objekt tatimi nga 1 janari 2023.

Përmes ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” nga 1 janari 2024 të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0%, por të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi, pas shpenzimeve të zdritshme sipas nenit 22 të ligjit, të vetëpunësuarit do të tatohen me normat 15% për fashën 0 deri 14,000,000 lekë dhe mbi 14,000,000 lekë vendoset tatimfitimi 23%./E.T

Lexo edhe :  “Onufri” një nga destinacionet e preferuara nga turistët që vizitojnë Beratin (VIDEO)

Të fundit

Berisha këmbëkryq me burrat e Bjeshkëve, rrëfen rininë mes Alpeve

Sali Berisha - Udhëtim drejt rinisë time! Të dashur miq, pas darkës festive, më datë 14 gusht, pas një mëngjesi...

Takimi historik/ A do të pranoni një armëpushim? Putin u shmanget pyetjeve të gazetarëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka takuar presidentin rus, Vladimir Putin, të premten në Alaskë në një takim që cilësohet...

Amerika shfaq fuqinë ushtarake në pritje të Putinit

Në minutat e fundit, Donald Trump zbarkoi në Anchorage në bordin e Air Force One. Zëvendësshefi i tij i stafit, Dan Scavino, ka postuar përditësime...

FOTO/ Trump pret me duartrokitje Putin, dy liderët shtrëngojnë duart në Alaska

Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur presidentin rus, Vladimir Putin, në një takim të veçantë në Alaska. Fotot dhe videot nga tregojnë momentin kur Trump...

4000 trupa amerikane rrethojnë Amerikën Latine, nis zbatimi i planit të Trump

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë më shumë se 4,000 marinsa në ujërat përreth Amerikës Latine dhe Karaibeve, si pjesë e një përpjekjeje të shtuar...

Lajme të tjera

Web TV