LUFTA/ Hamasi: Rreth 50 pengje janë vrarë që nga fillimi i bombardimeve izraelite

Ushtria izraelite njoftoi sot, se Hamasi po mban 224 pengje dhe të afërmit e tyre janë informuar.

GAZA-Një zëdhënës nga krahu ushtarak i Hamasit thotë se rreth 50 pengje të mbajtura nga luftëtarët e tij në Gaza janë vrarë si rezultat i bombardimeve të Izraelit mbi Rripin e Gazës, pas sulmeve brutale të Hamasit më 7 tetor.

Sipas BBC, Ebu Obeida nuk dha detaje të mëtejshme.

Ushtria izraelite njoftoi sot, se Hamasi po mban 224 pengje dhe të afërmit e tyre janë informuar. Sipas zëdhënësit të IDF, ky numër përditësohet dhe ndryshohet në varësi të informacionit të inteligjencës të mbledhur në bastisjet e kryera nga forcat e IDF në Rripin e Gazës./I.S