Përpjekja e Berishës “për të nxjerrë këmbën nga rrethi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Është një anektodë pak banale që tregohet në Shqipëri, për dikë që e poshtëronin familjarisht dhe i thonin “mos e nxirr këmbën nga rrethi, sa të mbarojmë punë”. Dhe kur mbaron gjithçka, ky i futuri në rreth, ju mburret të vetëve, se një herë kur ai i forti se kishte mendjen, ai e kishte nxjerrë këmbën nga rrethi.

Kështu po i ngjet pak a shumë Sali Berishës.

Prokuroria ka nisur hetim penal ndaj tij dhe dhëndrit të tij, dhe ka urdhëruar masë sigurie, që fillimisht është detyrim paraqitje dhe bllokim udhëtimesh jashtë vendit.

Berisha në fillim nuk pranonte të merrte njoftimin, duke u fshehur në banjë kur vinin policët, në zyrë, apo shtëpi.

Pastaj kur e pa që mund të merrte një ndëshkim dhe më të madh, dërgoi dy avokatët e vet në gjyq, duke pranuar procedurën ligjërisht. Pastaj tërhoqi avokatët, me shpresë që do të bllokonte procesin dhe tani po mbrohet me avokatë “kryesisht”, të caktuar nga gjykata.

Në finale, Gjykata e mbaron punën e saj këtu me Sali Berishën. E legjitimon procesin e masës së sigurisë dhe e vë atë në zbatim.

Tani e tutje, nëse Berisha nuk e ankimon këtë vendim në një shkallë më të lartë, ai është në dispozicion të SPAK për detyrim paraqitje sa herë që t’i duhet SPAK dhe nuk udhëton dot jashtë shtetit.

Krekosja e tij nëpër salla konferencash ku u bën gjyqin gjykatave dhe SPAK dhe ku premton se do ngrejë Shqipërinë në këmbë kundër drejtësisë që po vepron pa mëshirë në të dy krahët, është si krekosja e atij personazhit tek anekdota që u mburrej shokëve që “unë e nxora njëherë këmbën nga rrethi, po ai nuk më pa”.

Akoma më e shëmtuar vërsulja e avokatëve të tij ndaj gazetarëve që raportojnë, siç është rasti i Klodiana Lalës, e cila me dëshirë ndoshta nuk ka dashur kurrë ta shohë Sali Berishën në këtë ditë të zezë, por nuk është në dorë të saj.

Lexo edhe :  Kalova 5 vite burgu në Iran, por kur Izraeli e bombardoi ndjeva tmerr dhe frikë

Avokatët e Berishës duhen për të mbrojtur Berishën nga drejtësia, jo Berishën nga gazetarët. Por Berisha shpreson se do t’i shpëtojë gjyqit penal dhe do të bëjë gjyq popullor kundër drejtësisë. Ndaj e ka nisur betejën me shtypin, me ata që raportojnë dhe ata që e mbajnë vëmendjen tek gjyqi penal, dhe jo tek “pushkët” që do rrëmbejë Paloka, apo rezistencën e Flamurit që nuk mori dot as SHQUP-in me dhunë më 8 janar, por pretendon të marrë pushtetin.

Drejtësia e ka mbaruar procedurën më të. Ja ka vizatuar rrethin ku mund të lëvizë dhe do t’i caktojë dhe oraret kur do paraqitet. Ditë më të vështira do të vijnë nga hetimet rreth verifikimit të pasurisë, privatizimit të CEZ, nderet që u ka bërë çekëve pas takimeve që u ka lënë djali në Tiranë dhe më tej historitë e Gërdecit dhe 21 janarit.

Ky është vetëm fillimi i kësaj historie. Tani nëse këtij i duket vetja i fortë se mund të nxjerrë këmbën nga rrethi për të sulmuar gazetarë apo kritikë të tij, që nuk e mbështesin në këto ditë të zeza, dhe mund ta bëjë, por nuk është se shpëton nderin e tij apo familjes.

Ai tani e tutje do ta ketë të vështirë t’u shpjegojë shqiptarëve dhe sidomos demokratëve, pse në këto 32 vjet, vetëm djali dhe vajza e tij arritën të bëhen miliarderë. Nuk është se kanë shfaqur ndonjë talent të veçantë, përveç të qenurit hajdutë./I.S

Të fundit

Çfarë po fsheh Irani nga inspektorët ndërkombëtarë?

Irani i ka ndaluar shefit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, hyrjen në vend. Ministri i jashtëm iranian...

Përplasen dy makina në Pogradec! Plagosen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin turistik Tushemisht. Mësohet se dy automjete janë përplasur...

Çfarë po ndodh me Metën pas hekurave? Blushi: Masa represive, as avokati s’e takon dot

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj trajtimit të ish-Presidentit Ilir Meta në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Kancelari Merz paralajmëron gjermanët: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje për përpjekje më të mëdha mbrojtëse gjatë një vizite sot në Bundeswehr. Merz vuri në dukje luftën e...

“Le të vdesin”/ Emërimi i ministrit të ri nga Mistotakis shkakton polemika në Greqi

Qeveria greke ka zëvendësuar katër ministrat që të premten dhanë dorëheqjen si pasojë e skandalit për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë. Thanos...

Lajme të tjera

Web TV