Si do të jetë e ardhmja e Berishës? Ja si përgjigjet analisti i njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Arben Meçe i ftuar në një studio televizive u shpreh ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha po zbatohet një procedurë e rregullt ligjore, duke shtuar se ndaj tij duhet të ketë një procedurë si të gjithë qytetarët e Republikës.

“Me Sali Berishën duhet të ketë procedurë ligjore si të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Gjyqi do ta vendosë se çfarë do të ndodhë.

Ky gjyq që po bëhet është detyrim për t’u pyetur. Deri tani është në cilësinë e një personi në hetim. Është person në hetim, po zbatohet një procedurë e rregullt ligjor, konform Kodit të Procedurës Penale”, ka theksuar ai.

Gjithashtu ai theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha kërkon të bëjë vetëgjyqësi dhe nuk pranon që të merret drejtësia.

“Në kodin e Procedurës penale ky rast është i përcaktuar. Nëse të vjen një akuzë, ke 5 ditë kohë që ti drejtohesh organit që ta kundërshtosh akuzën dhe këtë të drejtë e ka ish-kryeministri i Shqipërisë.

Por çfarë bën ai? Thotë unë nuk e njoh sistemin, pra nuk e njoh vendimin e gjyqit dhe bën një reagim që quhet vetëgjyqësi.

Akti i vetëgjyqësisë është i dënueshëm, si akt. Tani nëse të ka shkelur të drejtat duhet t’i drejtohesh gjyqit, pasi i vetmi institucion që vendos drejtësinë dhe përcakton nëse akti është i drejtë i ligjshëm apo jo, është gjykata dhe nuk ka rrugë tjerë.

Por Berisha thotë jo, dhe i bën sfidë sistemit? Por kush je ti?”, tha ndër të tjera ai./   S.M

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV