Zyrtari i Hamasit zbulon planin e frikshëm: Kishim 2-3 vite që përgatiteshim për sulmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Basim Naim, kreu i Këshillit Politik të organizatës së Hamasit, përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare ka folur në lidhje me sulmin ndaj Izraelit.  Ai është shprehur se kishin 2-3 vite që përgatiteshin për sulmin.

“Ne po përgatiteshim për dy, ndoshta edhe tre vjet. Në nivele të ndryshme. Jemi të rrethuar, nuk mund të plotësojmë nevojat tona, por megjithatë udhëheqja ushtarake përgatiti planet dhe informacionin se si funksionon armiku, ku ndodhen repartet ushtarake”, tha ai.

Basim Naim e quajti sulmin e 7 tetorit një “akt mbrojtjeje”, teksa për herë të parë tregoi edhe vendet që ndihmojnë këtë organizatë terroriste.

“Ne kërkojmë mbështetje nga kushdo. Kjo ndihmë mund të jetë financiare. Për shembull ne marrim shumë mbështetje financiare nga Katari. Mbështetje diplomatike dhe politike nga Rusia dhe Kina. Ne marrim mbështetje ushtarake dhe trajnime nga Irani. Ndihma humanitare nga Egjipti. Varet se kush dëshiron të ndihmojë. Nëse dikush dëshiron të ndihmojë financiarisht, është i mirëpritur. Edhe politikisht, apo diplomatik apo ushtarak, ai është i mirëpritur”, theksoi ai për “ANT1”./E.T

 

Të fundit

Po pse shteti shqiptar është kaq i brishtë?! Si mund t’u besosh rishtarëve të paprovuar?

BEN ANDONI A shpërdorohen rregullisht zgjedhjet tek ne?! Pse përdoret rëndom çdo aset i partisë në fuqi për të...

Kosova i merr talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

Mesfushori Veldin Hoxha është lojtari më i ri që i bashkohet Kombëtares së Kosovës. Pas një periudhe me paraqitje të shkëlqyera dhe progres të...

Italia në alarm, zgjebja u shtua me 750% në tre vjet

Zgjebja është rikthyer dhe po përhapet me shpejtësi në Itali. Sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata Italiane e Dermatologjisë dhe Sëmundjeve Seksualisht të...

Bonot 12-mujore, norma e interesit qëndron nën nivelin 3%

Norma e interesit e bonove 12-mujore qëndruan nën nivelin 3% në ankandin e parë të muajit qershor. Banka e Shqipërisë bëri të ditur se yield-i...

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në 100 metra lartësi

Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea, ka rifilluar me intensitet të lartë aktivitetin e tij shpërthyes në Ishullin e Madh të Havait,...

Lajme të tjera

Web TV