100 ditët e para si ministër/ Balla: Puna e arritur deri tani, vetëm fillimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë një reagim pasi ka mbushur 100 ditë në detyrën e re.

Ai me anë të një postimi në gjatë në rrjetet sociale, shkruan se suksesi në këtë detyrë publike është i pamundur pa krijimin e një fryme skuadre në përpjekjen për të përmbushur objektivat në këtë sektor sfidues.

Ai thotë se ndryshe nga paraardhësit e tij, ai ka zgjedhur që të vazhdojë punën, pa ndryshuar drejtora dhe shefa. Ndër të tjera Balla shkruan se puna e arritur deri më tani janë vetëm fillimi i një qasje të re dhe sistematike

Shkrimi i plotë i Ballës:

100 DITËT E PARA

Prej ditës së parë si Ministër i Brendshëm kam kuptuar se suksesi në këtë detyrë publike është i pamundur pa krijimin e një fryme skuadre në përpjekjen për të përmbushur objektivat në këtë sektor sfidues.

Kam shtërnguar duart me një pjesë të madhe të efektivëve dhe do të vijoj të takohem e dëgjoj me vëmendje çdo anëtar të kësaj trupe.

Sepse unë i respektoj ata për dijet, eksperiencën, profesionalizmin. I kam qëndruar dhe do t’i qëndroj angazhimit tim për t’i dhënë secilit dhe secilës mundësinë të shpalosë aftësitë e veta për të bërë së bashku më të mirën.

Siç e keni parë unë nuk bëra si disa paraardhës të nderuar të mitë në këtë detyrë, duke e nisur punën me ndërrimin e drejtuesve dhe të shefave.

I kam qëndruar bindjes dhe standardit se unë, Ministri i Brendshëm, kam nderin e madh të jem në këtë përgjegjësi për t’i udhëhequr, duke i dëgjuar, duke i mbështetur, duke mësuar prej tyre dhe duke zbritur në çdo nivel të veprimtarisë së kësaj ministrie, në çdo zyrë e komisariat, nga Vermoshi deri në Konispol.

Lexo edhe :  Rikthehen fjalimet/Çfarë pritet të ndodhë sot në protestën e opozitës para Kryeministrisë

Rezultatet e arritura sëbashku në këto 100 ditë janë vetëm fillimi i një qasje të re dhe sistematike.

Ndërsa Shqipëria ka përmbyllur sezonin turistik më të suksesshëm për nga numri i vizitorëve dhe nga cilësia e sigurisë publike, Policia e Shtetit po angazhohet çdo ditë për të garantuar shkolla, komunitete, rrugë, samite apo evente ndërkombëtare të sigurta.

E sotmja nuk ka krahasim me të shkuarën dhe ditë pas dite rikthimi i besimit tek Policia e Shtetit po avancon në mënyrë të dukshme dhe të padiskutueshme.

Por e ardhmja nuk do të ketë krahasim me të sotmen dhe unë kam nderin e madh, besimin e Kryeministrit, të shumicës së Kuvendit dhe shpresoj të shumicës së shqiptarëve për të vazhduar ndërtimin e besimit të duhur tek Policia e Shtetit edhe më shpejt, duke përmirësuar çdo gjë, në çdo drejtim.

Procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit ka hyrë në një fazë të re dhe rezultatet e para janë vetëm fillim i mbarë, që presim të gjithë. Kush nuk do të vrapojë me të njëjtin ritëm, kush nuk do të respektojë ligjin dhe kodin etik, kush nuk do të tregojë gatishmërinë për të shkuar përtej vetes, duke e rritur kontributin për kauzën e përbashkët, do ta ketë të pamundur të qëndrojë në pozicionin që ka.

Shpresoj që me ndihmën e Zotit dhe me bashkëpunimin e mbështetjen tuaj të jemi fuqia e madhe e ndryshimit të mëtejshëm, që shqiptarët duan dhe meritojnë nga ne.

Vetëm Përpara!

( S.M )

Të fundit

Të gjithë anëtarë aktivë të Cosa Nostra në Palermo! Arrestohen 183 mafiozë në Siçili

Një megaoperacion i policisë italiane çoi në pranga 183 anëtarë të organizatës mafioze Cosa Nostra, aktive në Palermo. Ata akuzohen...

Papa Françesku del kundër dëbimit të emigrantëve nga Trump

Papa Françesku është shprehur kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të vazhduar me dëbimet masive të emigrantëve, duke thënë se kjo politikë përbën një...

Rama reagon pas artikullit të ‘BIRN’/ Nxorën nga konteksti brutalisht përgjigjen

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi një artikull të medias BIRN, pasi mori një prononcim të kryeministrit Rama për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në artikullin...

Luleshtrydhja me vonesë në treg/ Shkak moti me lagështirë

Kushtet klimatike kanë dëmtuar prodhimin e luleshtrydhes në vend. Fermerët në Fier  thonë se në krahasim me një vit më parë prodhimi është më...

Transparency International: Kosova shënoi përparim të lehtë në luftimin e korrupsionit

Kosova ka shënuar përparim në lehtë në luftimin e korrupsionit më 2024, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency...

Lajme të tjera

Web TV