Balla ‘përvojë spanjolle’ për policinë rrugore, kamerat e trupit Live për ngjarjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë vizitës që po zhvillon në Spanjë, Ministri i Brendshëm Taulant Balla është interesuar për organizimin dhe praktikat e punës së policisë rrugore.

Gjatë një bisede me patrullën e Policisë Rrugore të Madridit, ministri Balla u informua në lidhje me menaxhimin e trafikut si dhe u njoh me pajisjet që ata përdorin për monitorimin e trafikut, kamerat e trupit, mjetet elektrike, pajisjet për kontrollin e pijeve alkoolike etj.

Ekspertët i shpjeguan ministrit dhe delegacionit shqiptar që përbëhej nga zyrtarë të lartë të Policisë, se për menaxhimin e trafikut rrugor në Madrid, Policia Kombëtare spanjolle bashkëpunon me Policinë Bashkiake, sidomos në rast eventesh të mëdha.

Sa i përket sistemeve dhe pajisjeve që përdoren për monitorimin e trafikut, përkatësisht identifikimin e shkeljeve të ndryshme dhe sistemin e gjobave, punonjësit e Policisë rrugore spanjolle thanë se ato janë të lidhura online dhe të aksesueshme në kohë reale.

“Kamerat e trupit regjistrojnë automatikisht kur ka një ngjarje dhe janë të lidhura online në Icloud. Çdo punonjës ka kamerën e vetë, me të cilën regjistron njëkohësisht ngjarjen, nga kënde të ndryshme”, shpjeguan policët spanjollë.

Ministri Balla u interesua edhe për pajisjet dhe metodat e kontrollit për drejtuesit e mjeteve që konsumojnë pije alkoolike apo substanca të ndaluara dhe me këtë rast atij iu demonstrua edhe funksionimi i pajisjes.

Ministri Balla po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku do takohet  me homologun e tij, Ministrin e Brendshëm të Spanjës Fernando Grande-Marlaska dhe drejtues të lartë të Policisë Spanjolle./E.T

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV