“Mbështesim SPAK-un”/ Basha ‘godet’ Berishën: Paratë e vjedhura t’u kthehen shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me zëvendëspresidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Scott Mastic.

Në këtë takim u diskutua për prioritet e Partisë Demokratike, si lufta kundër korrupsionit, zgjedhjet e lira, transparenca e llogaridhënia politike dhe përfshirja e sa më shumë te rinjve dhe grave në politikë.

“Lufta ndaj korrupsionit, i cili është pengesa më e madhe për zhvillimin e vendit dhe krijimit të mundësive për të rinjtë për të ndërtuar jetën në vendin e tyre dhe jo në emigrim, është dhe prioriteti kryesore i PD”, tha Basha.

Në këtë kuadër Basha theksoi mbështetjen e PD për SPAK-un dhe angazhimin përmes nismave ligjore në parlament për të kontribuar në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në nivelet më të larta.

“Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë, duhet t’u kthehen shqiptarëve”, tha kreu i PD.

Sipas zyrës së shtypit, mësohet se kryetari i PD i prezantoi edhe platformën për luftë kundër korrupsionit dhe për reformën zgjedhore, që iu jep qytetarëve shqiptarë mundësinë të zgjedhin dhe të përfaqësohen sipas vullnetit të tyre, lista te hapura, vetting për politikanët, votën e diasporës, presidentin nga populli, etj.

Duke folur për riorganizimin e PD, Basha tha se një vëmendje e veçantë po i kushtohet përfshirjes të sa më shumë grave dhe të rinjve, për trajnimin e të cilëve një kontribut të rëndësishëm po jep dhe IRI.

Basha i prezantoi dhe projektin e Aleancës Qytetare për Demokracinë i cili sipas kryetari të PD është koalicioni për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet që presin shqiptarët./   S.M

Të fundit

Shqipëria pa fuqi punëtore, ja si po i zëvendësojnë bizneset të larguarit

Ekonomia shqiptare po vuan mungesën e fuqisë punëtore. Emigrimi i vazhdueshëm dhe i pandalshëm vitet e fundit, si dhe...

Kohë të vështira për ekonominë, alarmi: 25 vitet e ardhshme janë kritike për botën

“Ekonomitë në zhvillim, nuk duhet të kenë iluzione për luftën që kanë përpara: 25 vitet e ardhshme do të jenë një betejë më e...

QKLL dhe Instituti Italian i Kulturës me projekte të përbashkëta për 2025-ën

Në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit u diskutua sot për projektet e përbashkëta, mes kësaj qendre dhe Institutit Italian të Kulturës...

Lulzim Basha merr parti me qira, ja skema për të hyrë në zgjedhje

Lulzim Basha do të ketë partinë e tij, por jo të re, por të huazuar nga një parti e vogël, që drejtohej nga Edmond...

Dafina Zeqiri konfirmon thashethemet për shtatzëninë

Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri sapo ka konfirmuar zërat për shtatzëninë. Përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, Dafina njofton shtatzëninë e...

Lajme të tjera

Web TV