Miratohet projekt-buxhetin për vitin 2024/ Ministri Mete: Mbështesim rritjen e pagave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave u shpreh se është arritur në përfundim se qeveria miratoi projekt buxhetin për vitin 2024, që synon të mbështesë ekonominë dhe punësimin.

“Sot kemi miratuar projektbuxhetin për vitin 2024 që vendos një nivel të ri lidhur me planifikimin e shpenzimeve publike që tejkalojnë 7 mld euro. Projektbuxheti mbështet zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, nxitjen e punësimit dhe mbrojtjen sociale. Siç e vlerësoi edhe FMN, ekonomia shqiptare shfaqet më rezistente në rajon, duke hyrë në një fazë të re. Në projeksionet tona, ne parashikojmë një rritje ekonomike prej 3.3% për vitin e ardhshëm, konsolidim të mëtejshëm fiskal, rritje të punësimit si edhe ulje të inflacionit”, ka thënë ai.

Deklarata e lexuar nga Ministri i Financave: 

Sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kemi miratuar Projektbuxhetin 2024, i cili vendos një nivel të ri lidhur me planifikimin e shpenzimeve publike që tejkalojnë 7 miliardë euro.

Projektbuxheti mbështet zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, nxitjen e punësimit dhe mbrojtjen sociale, duke synuar në të njëjtën kohë balancën e duhur të ekuilibrave makroekonomikë dhe fiskalë.

Siç vlerësoi sot edhe FMN, ekonomia shqiptare shfaqet si një nga ekonomitë më rezistente të rajonit, duke hyrë tashmë në një fazë te re. Konjuktura aktuale e favorshme krijon mundësi për të shtyrë përpara një seri reformash, për të siguruar rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Në projeksionet tona, ne parashikojmë një rritje ekonomike prej 3.8% për vitin e ardhshëm, një balancë primare pozitive, konsolidim të mëtejshëm fiskal, rritje të punësimit dhe ulje të inflacionit.

Ambicja jonë është që siç kemi qënë një nga ekonomitë më rezistente të rajonit, të synojmë të jemi një nga destinacionet kryesore në rajon sa i përket turizmit, duke synuar në të njëjtën kohë të ofrojmë punësim cilësor dhe ndër pagat më të larta në rajon.

Lexo edhe :  "Gaz Bardhi si spermatozoid i tërbuar", akuza e radhës për deputetin demokrat

Projektbuxheti 2024 i përgjigjet kësaj ambicjeje,

Duke mbështetur rritjen e pagave dhe duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur nga qeveria për të arritur një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj. Projektbuxheti parashikon një fond prej 11 miliardë lekësh për rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve të përgjithshëm, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, mësuesve në arsimin parauniversitar, forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qëndrore dhe vendore. Në total, efekti i përgjithshëm në buxhet për financimin e kësaj reforme madhore në sistemin e pagave kap vlerën 39 miliardë lekë.

Gjithashtu financohet indeksimi i pensioneve, i cili në dy vitet e fundit kap shifrën rreth 25 miliardë lekë. Vijon mbështetja për mbrojtjen sociale dhe shtresat në nevojë, duke alokuar rreth 33%, 1/3 e shpenzimeve të përgjithshme publike për skemën e pensioneve, ndihmën ekonomike, pagesën e paaftësisë, pagesën e papunësisë, asistencën sociale, ish-të përndjekurit, ish-pronarët, etj.

Financimi i investimeve publike të programuara për vitin 2024 do të jetë mbi 5% të PBB-së, duke mbështetur në vazhdimësi rritjen ekonomike, për të zhvilluar më tej turizmin, bujqësinë dhe konektivitetin, si edhe duke nxitur punësimin. Paketa e investimeve mbështet infrastrukturën kombëtare dhe vendore, për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesës në rritje të turizmit.

Projektbuxheti vijon të financojë procesin e rindërtimit, në vijim edhe të mbështetjes së dhënë përmes Aktit Normativ.

Respektohet niveli i kërkuar lidhur me angazhimet e anëtarësimit në NATO, me 2% të PBB-së në vitin 2024 dhe kjo arrihet për herë të parë.

Rritet ndjeshëm buxheti në dispozicion për njësitë e pushtetit vendor, ku për vitin 2024 shpenzimet parashikohen të jenë 71 miliardë lekë, ose 10.4% më shumë se buxheti i vitit 2023. Pjesë e rëndësishme e buxhetit të pushtetit vendor është granti i qeverisjes qëndrore për njësitë vendore në masën 36.5 miliardë lekë./I.S

Të fundit

Shëndeti mendor i adoleshentëve në rrezik, Shkencëtarët ngrenë alarmin: Deri në 2030…

Shkencëtarët kanë ngritur alarmin për shëndetin mendor dhe obezitetin që po kërcënon adoleshentët në kohët e sotme. Një studim i...

“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt

Dashamir Shehi, i ftuar në studion e “Ditarit” në A2 CNN, shpjegoi më gjerësisht pse dha dorëheqjen nga kryetar i koalicionit “Djathtas për zhvillim”. “Dhashë...

“Pranoj humbjen”, Shehi jep dorëheqjen nga drejtimi i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”

Dashamir Shehi pranon humbjen duke marrë përsipër edhe përgjegjësinë për rezultatin në zgjedhjet e 11 Majit. Ndaj ka vendosur të largohet nga drejtimi i...

Zyrtarët amerikanë: Izraeli mund të godasë objektet bërthamore të Iranit

Izraeli mund të godasë objektet bërthamore të Iranit. CNN, duke cituar inteligjencën amerikane dhe sipas zyrtarëve amerikanë, shprehet se një sulm i tillë do...

Dosja e Sterilizmit, Beqaj kërkon pafajësi:I referohen çështjes si “Beqaj dhe të tjerët”

Është mbajtur sot në GJKKO seanca e radhës për dosjen “Sterilizimi” me të pandehur dhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ilir Beqaj ka dëshmuar në...

Lajme të tjera

Web TV