“Që t’i shërbesh të gjatit, duhet të zgjasësh dorën”/ Rama me batuta nga Dropulli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inaugurimin e bustit të ish-kryeministrit të Greqisë, Konstantinos Mitsotakis, në Dropull.

Rama nisi fjalën e tij me përshëndetje në greqisht, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në emërimin e sheshit të Derviçanit pas ish-kreut të qeverisë greke.

Kryeministri nuk kurseu as batutat me ndihmësin e tij, i cili mbante çadrën për të, duke i thënë se “nëse do t’i shërbesh të gjatit, duhet të zgjasësh dorën”.

“Sot kujtojmë dhe kremtojmë vendosjen e bustit të një personazhi historik të Greqisë fqinje.

Ajo ngjan si imitimi i një rrëfimi romanesk, ku e shkuara e tashmja dhe e ardhmja e një vendi ndërthuren me personazhin, në një formë që sa e krijon atë, aq sa edhe e shkrin atë. Konstantinos Mitsotakis, ishte në qendër të vorbullës së politikës greke, nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe deri në fillim të shekullit ’21.

Ai erdhi në jetë si djali i dytë I një deputeti grek dhe si stërnipi I kryeministrit grek. Konstantinos ndoqi shkollën e ligjit të Athinës, kundër dëshirës së vet, por formimi juridik do ta ndihmonte atë gjithë jetën në betejat epike për mbrojtjen e tij të patundur.

U burgos dhe u dënua dy herë me vdekje nga nazistët, por mbijetoi për mrekulli të fatit, falë një shkëmbimi të burgosurit.

Për kontributin e tij dhe akte e tij të spikatura të rezistencës. U dekorua dy herë pas luftës, nga qeveritë e Greqisë dhe të Britanisë së Madhe”, tha Rama mes të tjerash./    S.M

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV