Sllovenia “paralizohet” nga moti i keq, nis evakuimi i banorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SLLOVENIA- Për shkak të reshjeve të dendura të shiut që përfshinë Slloveninë, për një pjesë të madhe të vendit është lëshuar paralajmërim i kuq për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, ndërsa popullata nga zonat më të rrezikuara është evakuuar.

Mediat sllovene njoftuan se lumi Baça, si dhe përrenjtë e shumtë, kërcënojnë ndërtesat e banimit dhe ndërtesat e tjera.

“Situata është kritike, kemi evakuuar rreth 15 persona. Në terren janë më shumë se njëqind zjarrfikës dhe kemi nevojë për makineri të rënda për hapjen e rrugëve”, transmetuan mediat deklaratën e komandantit të mbrojtjes civile të Tolminit, Miha Vencelj.

Në luginën e Gornja Savinjskës janë aktivizuar sirenat si masë paraprake për të rritur vëmendjen e popullatës në zonën e Dretës dhe Ljubnicës ndaj përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Përveç përrenjve dhe lumenjve të mbushur me ujë, probleme shkakton edhe niveli i lartë i detit në Slloveni./I.S

Të fundit

10 vatra zjarri në dy ditë në Tiranë, procedohen dy persona për zjarrvënie

Që prej të hënës Tirana ka pasur 10 vatra zjarri, por me problematike kanë qenë 4 vatra. Mes tyre...

Manjani: SPAK për të goditur financimin e terrorizmit, jo sponsorët e fustaneve

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me tone ironike lidhur me veprimtarinë e SPAK, duke nënvizuar se struktura u krijua për çështje shumë...

Ari zviceran dhe sulmi i Donald Trumpit

Pse Zvicrau godit me një tarifë prej 39%? Argumenti i Uashingtonit është i thjeshtë. Ai beson se partnerët tregtarë të SHBA-së kanë akses të gjerë në tregun...

Tomas Man, arkitekti i romanit modern gjerman

12 gusht 1955 - Vdekja e shkrimtarit Nga Leonard Veizi Në horizontin e letërsisë gjermane të shekullit XX, Tomas Man shfaqet si një monument i ndërtuar...

Digjet “Syri i Kaltër”, flakët në parkun natyror vijojnë, evakuohen 500 turistë

Zjarri që përfshiu zonën natyrore të Syrit të Kaltër në Sarandë pasditen e djeshme ka vijuar edhe gjatë natës, ndonëse me intensitet më të...

Lajme të tjera

Web TV