6 teknika japoneze për të luftuar dembelizmin

Janë të thjeshta dhenuk kushtojnë asgjë. Mjafton t`i ndjekësh si përqasje, që nga zgjimi, e deri tek ushqyerja apo mënyra sesi punon.

Ikigai

Zbulo qëllimin tënd në jetë dhe gjej diçka që të bën të zgjohesh nga gjumi çdo mëngjes, sepse pikërisht ky qëllim do të të mbushë me energji.

Kaizen

Fokusohu në arritjen e qëllimeve të vogla çdo ditë, në vend që të provosh t`i bësh të gjitha njëherësh.

Teknika Pomodoro

Puno për 20 minuta pa shpërqëndrime. Bëj një pushim për 5 minuta dhe pastaj përsërite. Kjo është mënyra më e mirë për të bëë më shumë gjëra në më pak kohë.

Hara Hachi

Mos e mbingarko veten me ushqim. Kur je ngopur 80%, ndalo së ngrëni. Kjo do të t`i shtojë energjitë.

Shoshin

Nise çdo detyrë si të ishe fillestar, me të njëjtin kuriozitet, sikur po e bën për herë të parë.

Wabi-Sabi

Përqafoje imperfeksionin, në vend që të kapesh çdo ditë pas detajeve të vogla. Të veprosh është shumë më mirë sesa të presësh për të ardhur momenti i duhur./I.S