Berisha nuk i bindet SPAK-ut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka dhënë një mesazh të qartë që edhe pse mbi bazën e vendimit të gjykatës duhet të paraqitet në SPAK dy herë në muaj, ka lënë të kuptohet se nuk do të shkojë në këtë proces të cilin e quan “mirëfilltas politik”.

Ai e cilëson si të paligjshëm urdhrin e gjykatës që e detyron atë të paraqitet dy herë në muaj para oficerit të policisë gjyqësore dhe i ndalon daljen nga territori i Shqipërisë.

Në konferencën me median, Berisha vijoi të këmbëngulë se nuk i shmanget drejtësisë, por nuk mund të zbatojë asnjë vendim gjykate nëse ai bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë. Berisha pretendon se masa “detyrim paraqitje” dhe “bllokim pasaporte” është marrë në shkelje të kushtetutës, pasi ai gëzon mandatin e deputetit dhe më parë duhet të ishte marrë autorizim nga Parlamenti.

Ish-kryeministri është person nën hetim për “korrupsion pasiv”, por ende nuk i është ngritur akuzë zyrtare. Ndersa dje Berisha e quajti gjyqtaren Irena Gjoka një mercenare të Kryeministrit, ndërsa avokaten e caktuar nga shteti për ta mbrojtur para togave të zeza e përkufizoi si enveriste.

“Urdhri i gjykatës është i paligjshëm. Ajo që më përfaqësoi mua aty, ishte fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe është e paligjshme. Këtë e bën vetëm Edi Rama me mercenarët e tij, nuk mund ta bëjë njeri kurrë. A e patë atë enveristen dje?

Ç’ishte ajo mo? Ajo mirë e boll që nuk kishte nxjerrë Enver Hoxhën në shtrat”, tha Berisha. Një koment pati për heshtjen e maxhorancës lidhur me hetimine ngritur ndaj tij, ndërsa vlerësoi Gazment Bardhitn për qëndrimin korrekt. “Heshtja e maxhorancës është heshtja e kriminelit që hedh gurin dhe fsheh dorën.

Grupi tjetër ka bërë një deklaratë të plotë si grup parlamentar dhe unë jam dakord me deklaratën që është bërë”, shtoi ish-kryeministri. Pavarësisht se po përballet me drejtësinë, Berisha pohoi se aksioni opozitar do të vijojë dhe konfirmoi se është i koordinuar me të gjithë aleatët, përfshirë edhe me Ilir Metën.  “Aleatët e mbështesin plotësisht aksionin që nisëm.

E kanë mbështetur dhe e mbështesin. Ky është një aksion opozitar që do bëhet uragan opozitar. Edhe nga Partia e Lirisë. Të gjithë bashkë, nuk kemi asgjë të ndarë. Vendimi është konsultuar paraprakisht me Partinë e Lirisë. Dhe vazhdojmë. Vazhdojmë betejën”, shtoi Berisha. Ndërsa kur pyetet për Lulzim Bashën ka vetëm një koment. “Pengu mbetet peng, brava mbetet bravë”.

 

Çfarë rrezikon Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur të mos i bindet vendimit të gjykatës për masën e sigurisë detyrim paraqitje. Sipas juristëve dhe bazës ligjore në fuqi, shkelja e urdhrit të gjykatës, mund të pasohet me një masë më të rëndë sigurie si arresti në shtëpi, për të cilën kërkohet autorizim nga parlamenti, ose me vijimin e masës aktuale duke e hetuar Sali Berishën në mungesë.

Lexo edhe :  Surpriza në Kuvend/ Doli në foltore me fustan në dorë, Sula sqaroi gjestin e tij

Sali Berisha deklaroi se nuk do të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji për të zbatuar vendimin e dhënë ndaj tij nga gjykata e posaçme për akuzën e korrupsionit pasiv me privatizimin e kompleksit Partizani. Për këtë qëndrim të tij, ish-kryeministri mund të përballet me masë më të rëndë nëse refuzon të zbatojë vendimin e gjykatës për “detyrimin për tu paraqitur” në SPAK, para oficeres së policisë gjyqësore Adelajda Metaj.

Data e parë kur Berisha duhet të shkojë aty, sipas vendimit të gjykatës, është ora 10.00 e datës 6 nëtor 2023. Në këtë kohë oficerja mban proces-verbal ku shënon se Sali Berisha nuk është paraqitur dhe se nuk ka dorëzuar raport mjekësor apo dokument tjetër që justifikon ligjërisht mosparaqitjen.

Që nga ky moment, prokurorit i lind e drejta të veprojë me zëvendësimin e masës “detyrim paraqitje e ndalim dalje jashtë shtetit” me një masë tjetër më të rëndë.

Megjithatë para këtij veprimi, mund të përsëritet edhe njëherë njoftimi për Sali Berishën se duhet të paraqitet në kohën e përcaktuar nga vendimi i gjykatës.

Nëse ndodhen në këto kushte prokuroria mund të urdhërojë shëqërimin me forcë, ose në të kundërt të caktojë një masë tjetër sigurie edhe më të rëndë. Por këto opsione mund të zerohen nëse çështja shkon në Gjykatën Kushtetuese dhe ata vendopsin se në rastin e Berishës është shkelur Kushtetuta dhe Kodi i Procedurës Penale.

Megjithatë të dyja palët vijojnë të qëndrojnë në llogoret e tyre dhe deri më tani nuk kanë ndërmend të tërhiqen. Gjithsesi mbetet e dyshimtë se përse prokuroria nuk iu drejtua parlamentit për kufizimin e mandatit të Berishës dhe pasi të merrte aprovimin ti caktohej masa “detyrim paraqitje” dhe “bllokim pasaporte”.

Kjo lloj procedure është ndjekur më parë edhe për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri ku iu caktua masa “arrest shtëpie” dhe “bllokim pasaporteve”. Institucioni i akuzës kërkoi aprovimin e Parlamentit pasi ishte deputet dhe më pas veproi.

7 rastet e heqjes së lirisë

1-Ekzekutimi i një vendimi dënimi me burgim i formës së prerë

2-Ekzekutimi i një mase sigurie arrest në burg ose në shtëpi

3-Ndalim me urdhër të prokurorit

4-Ndalim me iniciativë nga Policia Gjyqësore

5-Arrestim ne flagrancë nga Policia Gjyqësore

6-Shoqërim i detyruar në Gjykatë

7-Shoqërim në Polici

Të fundit

“U marrin të keqen patronazhistëve”/ Rama: Ekzistojnë edhe në partitë amerikane

Kryeministri Edi Rama, në komunikimin e së martës me qytetarët, kur u përgjigjet edhe komenteve në rrjetet sociale, foli...

Shqipëria, lart radarit të investitorëve gjermanë

Raporti “Perspektiva e bizneseve gjermane në Europën Qendrore e Lindore 2025” nga KPMG ka analizuar perspektivat e investimeve gjermane në Evropën Qendrore dhe Lindore...

Rama poston videon magjike: Çdo muzg në Vjosë është një çast që s’duhet humbur

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Parku Kombëtar i lumit Vjosa. Rama shkruan se çdo muzg në Vjosë është një çast që nuk...

Një telefonatë me nënën mund të zvogëlojë stresin po aq sa një përqafim

Një studim i fundit ka zbuluar se një bisedë me nënën tuaj mund të ketë të njëjtin efekt qetësues si një përqafim i ngrohtë. Sipas...

Derbi i Stambollit, trajneri i Galatasarayt sulmon Mourinhon: “Qau tek dhoma e arbitrit”

Derbi i ndezur i Stambollit mes Galatasaray dhe Fenerbahces është mbyllur në “paqe”, në një barazim pa gola dhe pa shumë momente spektakolare, pasi...

Lajme të tjera

Web TV