Dokumentari/ Detaje e dëshmi të reja nga vrasja e John Lennon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Intervistat e dëshmitarëve okularë dhe fotot e papara ndonjëherë të skenës së krimit pritet të hedhin dritë mbi jetën dhe vrasjen e John Lennon në dokumentarin e ri “John Lennon: Murder Without a Trial”

ANGLI- 43 vjet nga vdekja e këngëtarit të Beatles John Lennon, një dokumentar do të shfaqet i cili jep detaje e dëshmi nga skena e krimit kur u vra në 8 dhjetor 1983. Intervistat e dëshmitarëve okularë dhe fotot e papara ndonjëherë të skenës së krimit pritet të hedhin dritë mbi jetën dhe vrasjen e John Lennon në dokumentarin e ri “John Lennon: Murder Without a Trial”.

Në fakt, ky dokumentar është përshkruar si hetimi më i plotë i vrasjes së Lennon-it në vitin 1980, pasi krijuesve të tij iu dha akses i gjerë në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut, Bordin e Lirimit me Kusht dhe zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm nëpërmjet Aktit të Lirisë së Informacionit. Me regji të Nick Holt dhe Rob Coldstream, “Murder Without a Trial” është prodhuar nga 72 Films. Coldstream e prodhon filmin së bashku me David Glover, Mark Raphael dhe Louis Lee Ray.

Përveç intervistave ekskluzive me njerëzit më të afërt me Lennon në kohën e vrasjes së tij, dokumentari gjithashtu hedh një vështrim nga afër në motivet e vrasësit të tij përmes bisedave me avokatët mbrojtës, psikiatër, prokurorë dhe detektivë të Chapman. Ndërsa anëtarët e tjerë të bandës së famshme muzikore, më 10 nëntor do te publikojnë albumin “Red” dhe “Blu” që sipas ekspertëve të industrisë së muzikës janë albumet më me ndikim në histori./I.S

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV