Tirana tjetër mbështetje Luginës së Preshevës. Do investohet për shkollën Naim Frashëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shkollës “Dituria” në Komunën e Preshevës, Bashkia e Tiranës do të kontribuojë edhe për një shkollë tjetër të luginës së banuar nga shqiptarë, atë në Bujanoc, e cila mban emrin e Naim Frashërit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadanin, të cilët folën jo vetëm për këtë projekt, por edhe për fusha të tjera të përbashkëta, në të cilat po bashkëpunojnë dy qytetet.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme sot që presim Këshillin Komunal vendor të Bujanocit, një qytet që e kemi për zemër. Lugina e Preshevës është ndoshta nga ato pjesë të kombit tonë që ka edhe sfidat më të mëdha. Ne mund të kemi beteja që janë të zgjidhshme mes nesh, se në fund të ditës janë debate brenda shtetit dhe qeverisë sonë, por është pak më ndryshe kur je në minorancë dhe kur të duhet të jesh gjithmonë e më shumë në përpjekje për të qëndruar me dinjitet dhe për ta mbajtur kokën lart, për të ruajtur atë gjuhë, atë traditë, atë kulturë dhe për të rritur ata fëmijë me dashuri për këtë vend, për këtë komb dhe këtë kulturë që kemi”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se mbështetja e Bashkisë së Tiranës për Luginën e Preshevës do të jetë e vazhdueshme. “Falë bashkëpunimit të dy Këshillave kemi një propozim për të investuar në shkollën mban emrin e rilindasit të madh, Naim Frashëri. Tiranës i shkon të investojë në palestrën e shkollës sepse jemi Qyteti Europian i Sportit. Na shkon edhe sepse besoj që fëmijët që merren me sport, ndoshta nuk do jenë të gjithë për ekip olimpik, por ama do të dinë të luajnë në skuadër, do mësojnë që jeta ka humbje, por ka edhe fitore. Ky investim është më shumë një investim për të krijuar skuadër dhe një komunitet me këta fëmijë. Ndaj, jemi shumë entuziastë dhe mezi presim, sapo të kemi projektin teknik, t’jua japim këtë mbështetje”, shtoi Veliaj.

Lexo edhe :  Berisha humb Kalanë! Ish-kandidatja largohet nga PD: Aty ecin vetëm miqësitë

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani shprehu mirënjohjen e tij për këtë mbështetje dhe bashkëpunimin e Tiranës me Preshevën. “E përshëndes pranimin e propozimit për rregullimin e një palestre sportive të shkollës fillore “Naim Frashëri”, që fëmijët tanë e kërkojnë prej një dekade, dhe jam shumë mirënjohës për kryetarin Veliaj dhe Këshillin Bashkiak të cilët e pranuan këtë nismë. Ky nuk është financimi i parë i Tiranës atje. Kjo bashki para një muaji ka bërë të njëjtën gjë me një shkollë në Komunën e Preshevës. Tani po vjen në Komunën e Bujanocit dhe kemi marrë mbështetjen që të koordinohemi dhe bashkërendohemi në ide, për të vazhduar bashkëpunimin e sinqertë vëllazëror të Luginës së Preshevës me Tiranën, sepse nga thellësia e shpirtit, nga thellësia e zemrës, Tirana dhe Shqipëria është në zemrat tona”, tha Ramadani.

Pak muaj më parë Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi projektvendimin për financimin e rikonstruksionit të shkollës “Dituria” në Komunën e Preshevës./I.S

Të fundit

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në...

“Defender 25” në Durrës, Ambasada amerikane: Stërvitja vjetore më e madhe

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25", në të cilën marrin pjesë 8 vende të ndryshme, duke përfshirë vendet rajonale dhe SHBA-të. Ndërkohë, sot u...

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën, ministri Hasani: Shqipëria është në anën e lirisë

Ditën e sotme u ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21 Janar...

“Silvinjo nuk ua di hallin kosovarëve”. Flet njeriu që heshti Beogradin para 38 vitesh

Marrëdhënia dhe historia sportive futbollistike e Shqipërisë dhe Serbisë njeh pak kontakte, shumë tension por edhe shumë gëzim dhe sukses në fakt. Brezat e rinj...

Vazhdimi i Kuvendit pas zgjedhjeve është një marrëzi shqiptare! Ju tregoj pse

ERVIS ILJAZAJ - Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se Kuvendi nuk mund të shqyrtojë projektligje të reja 60 ditë përpara përfundimit të mandatit të tij....

Lajme të tjera

Web TV