Aksident i rëndë pranë Lushnjes, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën në Bypassin e Lushnjes, ku një person ka humbur jetën për pasojë.

Mësohet se viktima, ende i paidentifikuar është përplasur nga një automjet me shpejtësi teksa tentonte të kalonte rrugën.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes./e.t