E shoqëroi gjatë vizitës në Shqipëri, Lorik Cana zbardh detaje nga takimi me Macron

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai ka folur edhe për takimin që pati me presidentin francez, Emmanuel Macron, të cilin e shoqëroi gjatë vizitës së tij në vendin. Ish-kapiteni i Kombëtares zbuloi se Macron i ka thënë që ishte fans i tij, për shkak se është tifoz i Marsejës, skuadra franceze ku Cana ka luajtur dhe ka qenë kapiten.

“Ma ka dërguar ftesë që të isha pjesë e delegacionit kulturor, si njeri që ka krijuar ura mes dy vendeve. E pranova direkt ftesën dhe të udhëtoja me të. Në 2 orë e 30 minuta me të, e takova vetëm për 30 minuta.

Ai erdhi i fundit, takoi të gjithë njerëzit që ishin aty. Unë iu prezantova, ai më tha që të njoh shumë mirë dhe që ishte fans i imi. Pas një orë, një orë e ca, më ftoi tek pjesa e avionit ku qëndronte Macron.

Ne kishim të drejtë që në pjesën e dytë të bënim foto etj, në pjesën e për nuk lejohej të merrej telefoni.

Ai më kishte ruajtur vendin pranë tij, pastaj e ndihmova dhe për fjalimin e tij shqip. Ishte një komunikim interesant, dy tifozë të Marsejës. Ishte kurioz edhe për Shqipërinë, pastaj folëm dhe për Kosovën.

Unë i fola për marrëdhëniet me Serbinë, shumë gjëra, jo për ndeshjen, i thashë që jemi të drejtuar drejt Evropës dhe duam të gjejmë vendin tonë në Evropë.

Unë i dhashë dy dhurata, së pari fanellën e Kombëtares si simbol bashkimi dhe suksesi për ne shqiptarët. Dhe dhurata e dytë, ishte fanella e fundit që kam mbajtur si kapiten i Marsejës. Ishte tepër personale si dhuratë.”- tha Cana./   S.M

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV