“Iu kthye në sëmundje”/ Lorik Cana rrëfen ‘vesin’ e bashkëshortes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale, teksa pranoi se bashkëshortja e tij, Monica ka qenë “tmerrësisht xheloze” për të. Në një intervistë të dhënë për “Më lër të flas”, Lorik Cana theksoi se me kalimin e kohës, xhelozia e bashkëshortes është zbutur, ndërsa për veten e tij shprehet se është shumë liberal.

“Në një marrëdhënie, durimi shkon si unë me atë dhe ajo me mua. Në vitet që kemi qenë këtu e kemi gjetur jashtëzakonisht mirë. Tani që jemi në Romë është vetëm faktori që udhëtoj shpesh. Por, është e vetëdijshme që kaloj më shumë kohë me të. A është xheloze për mua? Ka qenë tmerrësisht xheloze, sa iu kthye në sëmundje. Por nga kjo pikë u ul, nga tmerrësisht u bë shumë xheloze. Dmth një gradë pak më poshtë. Kurse unë jam shumë liberal. Unë insistoj që ajo të dalë, s’e pyes ku dole apo sa u vonove,”- u shpreh ai.

Bashkë me arkitekten nga Roma, Cana ka sjellë në jetë dy fëmijë, djalin Boiken dhe vajzën Enkelejda./E.Ç

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV