Çfarë pritet të ndodhë? Mark Frroku ende në burg, 4 akuzat e ngritura ndaj ish-deputetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti Mark Frroku dhe 3 persona të tjerë janë përfshirë në sherr me disa banorë të fshatit Shetaj për një pronë tek Kepi i Rodonit, ku u përdoren dhe sendet e forta si edhe armët.

Sherri nisi pas Frroku dhe të tjerët nisën rrethimin e tokës me pretendimin se përfaqësonin Kishën Katolike dhe aty bëhej fjalë për pronën e kishës.

Gazetari Eraldo Harlicaj në “Good Morning Albanians” ka rreth konfliktit të dhunshëm të ndodhur dy ditë më parë në Kepin e Rodonit, ngjarje në të cilën është përfshirë edhe ish-deputeti Mark Frroku.

Ky i fundit sipas gazetarit ndodhet ende në burg, ndërsa veprat penale që rëndojnë mbi të janë ‘kanosje” dhe ‘moskallëzim krimi’.

“Mbi Mark Frrokun Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri, rëndojnë veprat kansoje, moskallëzim krimi, veprime që pengojnë zhvillimin e të vërtetës dhe prishjen e rendit dhe të qetësisë publike.

Është proceduar në gjendje të lirë, Ndue Sokoli, për kallëzim krimi, ndërsa Besnik Thoma i cili dyshohet se ka qëlluar me armë, është shpallur në kërkim dhe ende nuk është arrestuar.

Ndërkohë që për Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka janë akuzuar me vepër të rëndë penale, plagosje e rëndë me dashje dhe vetëgjyqësi. Këto janë deri më tani akuzat që rëndojnë mbi këta persona.

Deri më tani zoti Mark Frroku vazhdon të jetë i arrestuar”,-tha gazetari./e.t

Të fundit

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një...

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të famshëm, Brad Pitt. Autoritetet dyshojnë...

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale, kujdes shëndetësor dhe interesin e...

Pirro Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret

Nga Delvina, ku situata me zjarret është ende e rrezikshme, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se Shqipëria është duke blerë dy avionë që...

Bayern blen yllin nga Premier League, kushton 60 mln euro

Pasi transferoi Luis Diaz për 70 milionë euro nga Liverpool, Bayern duket se do të bëjë një tjetër goditje të bujshme po në Premier...

Lajme të tjera

Web TV