Shqipëria kthehet në “parajsën” e pensionistëve italianë, mbi 3 mijë të regjistruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur kanë kaluar dy vite nga miratimi i ligjit për njohjen e statusit të pensionistit për shtetasit e huaj, afro tre mijë pensionistë italianë janë regjistruar në regjistrin e rezidentëve në Shqipëri.

Me Portugalinë që tashmë ka shpallur synimin e saj për të mos bërë më përjashtime nga taksat për pensionistët e huaj duke filluar nga viti 2024, Shqipëria po bëhet streha e re e lumtur për të moshuarit.

Mediat italiane shkruajnë se kjo lejë e miratuar ofron mundësi tërheqëse për italianët, pasi përfitojnë një sërë benefitesh, duke përfshirë këtu përjashtimin nga taksimi si dhe kostot e ulëta të jetesës.

Por nga ana tjetër, edhe dokumentet e pakta që i duhen një të moshuari italian për të marrë lejen e qëndrimit.

Atij, i duhet vetëm dëshmia e penalitetit dhe vërtetimi i pensionit. Por për t’u pajisur me këtë leje, i vetmi kusht është që pensioni minimal duhet të jetë të paktën 1 mijë euro. Lejet, për këtë kategori, jepen me afat 1-vjeçar dhe të drejtë ripërtëritje me kushtin që të ardhurat e qëndrueshme të provohen.

Leja e qëndrimit për pensionistë nuk i jep të drejtën të huajit të kryejë asnjë lloj aktiviteti ekonomik ose profesional në Republikën e Shqipërisë.

Ky ligj, sipas mediave italiane, po transformon jetën e pensionistëve italianë të cilët po zgjedhin të jetojnë në territorin shqiptar./   S.M

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV