10 influencerët më të mirë që fituan më shumë gjatë 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë vit, në listën e ‘Forbes’ të ‘Krijuesve më të mirë’ me 2.6 miliardë ndjekësit e tyre të kombinuar kanë fituar rreth 700 milionë dollarë fitime. Në vitin 2023 markat kanë shpenzuar rreth 21 miliardë dollarë për marketingun e influencerve.

Për të renditur influencerët më të mirë në botë, ‘Forbes’ përmbledhi të dhënat mbi të ardhurat e vlerësuara, numrin e ndjekësve, normat e angazhimit dhe aktivitetet sipërmarrëse të mijëra personaliteteve të internetit me ndihmën e firmës së marketingut krijues, Influential.

Rezultati: 50 personat përdorin bazat e tyre masive të fansave për të riformuar botën e medias, marketingut, argëtimit dhe shijes.

10. Brent Rivera

Rivera me 96 milionë ndjekës të kombinuar në faqet e tij sociale, por llogaria e tij TikTok ka më shumë se 50% të ndjekësve të tij total. ‘Forbes’ thotë se ai fiton para nga reklamat dhe kompania e tij, Amp Studios. Rivera krijoi kompaninë mediatike, e cila ndihmon krijuesit e tjerë të zhvillojnë përmbajtje dhe ndjekës, në 2017.

Krijuesi, 25 vjeç, ka fituar 17.5 milionë dollarë, sipas ‘Forbes’.

9. Matt Rife

Me rreth 25 milionë dollarë fitime dhe 22 milionë ndjekës të kombinuar, komediani dhe aktori 28-vjeçar, gjeti famën në TikTok, të cilën e përdori për ndjekës në shfaqet e tij live, duke shitur 750,000 bileta për turneun e tij ndërkombëtar të komedisë dhe duke fituar një special në Netflix.

8. Ema Chamberlain

22-vjeçarja është një YouTuber e njohur me 27.9 milionë ndjekës. Përmbajtja e saj fokusohet tek moda dhe stili i jetesës. Ajo ka qenë korrespondente e Vogue në Met Gala dhe ambasadore e Louis Vuitton në 2021.

Ajo ka fituar 20 milionë dollarë, sipas ‘Forbes’.

7. Elliot Tebele

Tebele, 32 vjeç, krijoi llogarinë @F***Jerry meme në Instagram, e cila është degëzim i FJerryLLC, një kompani mediatike që drejton disa llogari të ndryshme të mediave sociale, si @DudeWithSign dhe @JerryNews, dhe zhvilloi lojën me letra “What Do You Meme.”

Ai ka fituar 30 milionë dollarë.

6. Logan Paul

Paul, 28 vjeç, ka fituar 21 milionë dollarë dhe ka grumbulluar 74 milionë ndjekës nëpër platforma të ndryshme. Krijuesi filloi në Vine me vëllain e tij, Jake, dhe u zhvendos në YouTube, më pas me një podcast. Ai gjithashtu ka nënshkruar kontrata me UFC dhe WWE.

Lexo edhe :  A dëshiron Dua Lipa të ketë fëmijë me Callum Turner? Rrëfehet këngëtarja

5. Charli D’Amelio

Ylli i njohur i TikTok si fillim fitoi vëmendje me videot e saj të kërcimit në platformë. Ajo vazhdon të jetë krijuesja kryesore femër në TikTok dhe ka marrëveshje markash me kompani si Prada, sipas ‘Forbes’. Ajo dhe familja e saj janë gjithashtu duke xhiruar sezonin e tretë të reality show-t të tyre në Hulu.

Vetëm 19 vjeç, D’Amelio ka fituar 23 milionë dollarë. Ajo është e vetmja vajzë në top 10 në listën e krijuesve të Forbes 2023.

4. Rhett & Link

Dyshja komike – Rhett James McLaughlin dhe Charles Lincoln “Link” Neal III – filluan të postonin video komedi në YouTube në 2006 dhe zhvilluan një kompani, Mythical, e cila krijon seri, podkaste të ndryshme në YouTube dhe investon në krijues të tjerë me Fondin e tyre të Përshpejtimit të Krijuesve.

Ata kanë fituar 35 milionë dollarë.

3. Jake Paul

Ashtu si vëllai i tij i madh, 26-vjeçari filloi në Vine dhe YouTube. Ai është tani një boksier dhe ishte numri 46 në listën e Forbes të sportistëve më të paguar në vitin 2022.

Vitin e kaluar, Paul lançoi një platformë bastesh sportive të quajtur Betr, e cila fokusohet në mikro-bastet si dhe në prodhimin e përmbajtjes origjinale sportive. Ai ka fituar 34 milionë dollarë, ka grumbulluar 66 milionë ndjekës.

2. Olajide “KSI” Olatunji

Në vitin 2009, KSI filloi të postonte video në YouTube duke komentuar videolojërat e FIFA-s dhe që atëherë është kthyer në një atlet vetë, boksier. Ai është ndeshur me Logan Paul – gjithashtu bën rep, duke publikuar dy këngë këtë vit.

30-vjeçari fitoi 24 milionë dollarë dhe grumbulloi 112 milionë ndjekës nëpër platforma sociale.

1. Jimmy “Mr. Beast” Donaldson

Krijuesi është vazhdimisht në listën e YouTuber-ve më të paguar të Forbes dhe zuri vendin e parë në 2022. Ai ka fituar 82 milionë dollarë përmes kanalit të tij në YouTube dhe kompanisë së tij. Ai krijoi gjithashtu MrBeast Burgers, një kompani që shpërndan burger në disa vende.

Ai ka më shumë se 312 milionë ndjekës nëpër platforma sociale dhe në YouTube ka 186 milionë ndjekës./E.Ç

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV