Çameria të fillojë lëvizjen për bashkimin me Shqipërinë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

I.
Shumë mirë që ndërkohë ka filluar të lëvizë çështja e Republikës së Çamërisë, dhe që në këto ditë u shpreh me gërma të mëdha prej saj se: SË SHPEJTI DO TË KEMI DHE ZHVILLIME TË MËTEJSHME.

Kjo po pritej nga patriotizmi shqiptar, dhe Çamëria duhet të ndjekë rrugën e Kosovës, ndërsa shteti shqiptar dhe të gjitha institucionet e rëndësishme të Shqipërisë dhe të Kosovës duhet të hidhen në sulm ndërkombëtar.
Kjo, sepse të gjitha provat historike janë shpallur botërisht.

Krijimi i një proteste të madhe institucionale në Çamëri do të përkrahet edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Republika Federale Gjermane, sepse historikisht këta dy shtete e kanë pasur çështjen e Çamërisë në agjendën e tyre.

Krimi kundër popullsisë çame është një vepër kriminale makabër që është mbajtur e fshehtë. Por tani ka ardhur koha që të dalë në pah. Ne shqiptarët e njohim shumë mirë këtë krim, por sot është koha e trajtimit të saj ndërkombtarisht.

Fati i Çamërisë u varros bashkë me fatin e Kosovës, kur fuqitë e madha nuk ia dhanë këto dy krahina të mëdha shqiptare, Shqipërisë së re që po formohej me shpalljen e pavarësisë, në vitin 1912-1913.

Pikërisht këtu qëndron edhe fati i përbashkët që kanë pasur në vuajtje, persekutim dhe shfarosjen etnike të dyja etnitë shqiptare edhe në Çamëri, edhe në Kosovë.

Por ka një rregull historik që thotë se: fati i përbashkët i dy etnive të të njëjtit popull që e kanë kaluar njëlloj rrezikun e shfarosjes nga pushtuesit e tyre; po ky fat i bashkon këto etni në lirinë e tyre që, si rregull, u vjen thuajse njëherësh.

Prandaj: për këtë arsye historike, shpallja e pavarësisë së Kosovës, tani i obligon të gjithë shqiptarët, kudo ku janë, që të përkrahin me sa të munden lëvizjen që pritet të fillojë në Greqi dhe jashtë saj nga populli i masakruar trim dhe patriot i Çamërisë, për krijimin e Republikës së Çamërisë.

Lexo edhe :  “Demokratë”, a nuk i ka hallall “diktatori” Rama kundërshtarët e tij për mandatin e 7-të

II.
Koha ka ardhur. Shqiptarët e Çamërisë duhet të ndjekim rrugën e shqiptarëve të Kosovës. Historia me dhunë i ndau nga shteti amë të dyja krahinat kryesore të Shqipërisë: Kosovën dhe Çamërinë
Por koha ka ardhur dhe shqiprarët kudo ku janë u duhet të marrin motiv patriotik nga lëvizja e shoqërisë shqiptare çame në Greqi, që nga Janina e deri në Prevezë.
Dhe shenjat janë që do të fillojë kjo lëvizje, se edhe shqiptarët e Çamërisë që janë shpërngulur me dhunë nga tokat e tyre dhe banojnë me shumicë në Shqipëri dhe në Turqi, janë të gatshëm që ta nisin këtë lëvizje patriotike për atdheun e tyre të shumëvuajtur nga hordhitë greke.

Është e sigurt që shqiptarët e Çamërisë do të jenë të gatshëm ta fillojnë lëvizjen mbresëlënëse patriotike për krijimin e Republikës së Çamërisë, realisht në tokat etnike nga ku i kanë dëbuar hordhitë kriminale të Greqisë./    S.M

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV