Rregullat e reja: Nga sot ata që japin apartamente me qira duhet të deklarojnë NIPT-in

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke nisur nga sot, kush jep prona me qira në Booking apo AirBnb nuk do ketë më mundësi të operojë në informalitet.

Mes kompanive ndërkombëtare që ofrojnë këtë lloj shërbimi dhe administratës tatimore është vendosur bashkëpunimi për formalizimin e tregut dhe për taksat që duhet të paguhen për të ardhurat e gjeneruara nga qiratë afatshkurtër.

Me kërkesë të autoriteteve shqiptare, platforma Booking, nëpërmjet një njoftimi, u ka kërkuar pronarëve të apartamenteve se nëse nuk deklarojnë NIPT-in, nga 1 Nëntori do të paguajnë 20% TVSH për komisionet që mban Booking.

P.Sh. nëse një shtëpi ka një qira ditore 100 euro, Booking merr zakonisht 12-18% komision, ose 12-18 euro. Tashmë Booking do t’u mbajë pronarëve të apartamenteve TVSH-në mbi komisionin që ajo merr, 2.4-3.6 euro shtesë. Këtë shumë Booking do t’ua paguajë më pas autoriteteve fiskale shqiptare.

Pavarësisht se shuma që Booking do të mbajë si TVSH mbi komisionet mund të mos jetë shumë e lartë, synimi i Tatimeve është që përmes këtyre pagesave të identifikohen individët e regjistruar në këtë platformë, pasi të dhënat nga pagesat e kryera nga Booking do t’i dërgohen Drejtorisë së Tatimeve.

Këta të fundit do t’u drejtohen më pas pronarëve të apartamenteve për t’u kërkuar që të paguajnë taksat mbi të ardhurat që ata përfitojnë, në bazë të legjislacionit fiskal.

Pas identifikimit nga tatimet, individët pronarë kanë dy alternativa: Të vazhdojnë që të mbajnë statusin që kanë, d.m.th. të mos regjistrohen në tatime, por ndërkohë duhet të paguajnë 15% si tatim mbi të ardhurat që ata marrin nga qiraja.

Ose të regjistrohen si subjekt tregtar të kategorizuar, si struktura akomoduese për të cilat detyrimi i TVSH-së është 6%. Kategorizimi si strukturë akomoduese për përfitimin e TVSH-së 6% kryhet nga Ministria e Turizmit, dhe më tej pas marrjes të tij, subjekti tregtar regjistrohet për NIPT në Tatime./   S.M

Të fundit

A do dëbohet Elon Musk? Ja si përgjigjet Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk janë përfshirë sërish në replika më njëri-tjetrin, pasi marrëdhëniet e...

Zbulohet shifra, sa lekë u dha FSHF klubeve për lojtarët e rinj?

Për të tretin vit radhazi, Federata Shqiptare e Futbollit zbatoi me sukses programin e incentivimit për futbollistët e moshës 16–21 vjeç, të cilët aktivizohen...

Durrës/ Bulevardi “Epidamn” kthehet në pedonale, ja si devijohet lëvizja nga 1 korriku

Bulevardi “Epidamn” apo Rruga Tregtare siç e njohin durrsakët do të kthehet në pedonale duke nisur nga pasditja e kësaj të marte.  Nga ora...

Ndezi zjarr në një grumbull mbetjesh në Vlorë, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Vlorë, pasi dyshohet se ndezi në mënyrë të përsëritur një grumbull mbetjesh urbane duke ndotur...

Kjo zemëratë e kuptimtë mes Rama and Farage

Nga Frrok Çupi Kjo që po ndodh në dialogun ‘e zemëruar’ mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe shkëndijë- dhënësit të Brexit, Nigel Farage, ka kuptim. Nuk...

Lajme të tjera

Web TV