Rrezikohej rritja e çmimit të karburanteve/ Financat rishikojnë indeksimin e akcizës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në janar të vitit 2022 është aplikuar indeksimi automatik i tarifave të akcizës me normën zyrtare të inflacionit të shpallur nga INSTAT-i për dy vitet paraardhëse, me qëllim reflektimin e rritjes së indeksit të çmimeve të konsumit të mallrave mbi nivelin e akcizës së aplikuar, si dhe parandalimin e erozionit në akciza.

Por duke qenë se dy vitet e fundit inflacioni u rrit në mënyrë jo të zakontë, një projektligj i ri vendos që indeksimi i akcizës në vlerë fikse të bëhet me inflacionin mesatar të 10 viteve të fundit duke parandaluar në këtë mënyrë një rritje tjetër të çmimeve të karburanteve me masën e inflacionit.

Kështu akciza për karburantet do të indeksohet me 1.5% dhe jo me normën reale të inflacionit të dy viteve të fundit që shkon mbi 11%.

Përndryshe, nëse nuk do të bëhet ky kufizim, niveli i akcizave nga janari 2024 duhet të rritet +11,5% dhe nëse edhe në vitet në vijim inflacioni do të rezultojë në nivele mbinormale, indeksimi do të ndikojë në rritjen e çmimeve të mallrave, të tilla, si karburantet, pijet alkoolike, birra, vera etj. Sipas Ministrisë së Financave indeksimi ligjor çdo dy vjet i tarifave të akcizës u vendos, bazuar në nivelin e inflacionit mesatar të rezultuar në 10 vitet e fundit, i cili varionte në nivelin rreth 1.7% në vit.

Qëllimi i këtij projektligji është kufizimi i nivelit të indeksimit dyvjeçar të tarifave të akcizës, si rezultat i detyrimit ligjor për indeksimin e tyre me normën zyrtare të inflacionit. Indeksimi ligjor çdo dy vjet i tarifave të akcizës u vendos, bazuar në nivelin e inflacionit mesatar të rezultuar në 10 vjetët e fundit, i cili varionte në nivelin rreth 1.7% në vit, ndryshe nivelet e akcizës për produktet e akcizueshme do të rriteshin me mesatarisht 3-3.4 %, çdo dy vjet.

Lexo edhe :  Abuzimet e mikrokredive, ndërhyn Banka: Nëse merrni kredi konsumatore...

Nga kjo skemë përjashtohen duhanet dhe cigaret, për të cilat, për periudhën 2022-2026 aplikohet rritje çdo vit, sipas një skedulimi të caktuar, të parashikuar në ligjin e akcizave.

Ministria e Financave sqaron se rritja e shpejtë e inflacionit në nivele “jonormale” gjatë dy-tre viteve të fundit, si një fenomen jo vetëm shqiptar, por global, që u nxit fillimisht nga pandemia Covid-19 dhe më pas nga lufta në Ukrainë, bën të nevojshëm rishikimin e skemës së rritjes. Të dyja këto ngjarje dëmtuan zinxhirët e furnizimit për disa produkte jetike, si energjia, nafta dhe ushqimet.

Kjo rritje e inflacionit, me një normë mesatare vjetore prej 7.4% në fund të vitit 2022 dhe 5.2% për periudhën janar-gusht 2023 bën të domosdoshëm kufizimin e rritjes së tarifave të akcizave për shkak të inflacionit dhe propozimin e këtij projektligji, me qëllim kufizimin e indeksimit të tarifave të akcizës brenda limiteve të një norme inflacioni të akumuluar dyvjeçare që nuk kalon 1.5%.

Gjithashtu, projektligji synon të rregullojë problematikën e hasur në zbatim nga administrata doganore, e cila duhet të aplikojë indeksimin e normave të akcizave nga 1 janari në çdo dy vjet, si rezultat i mosnjohjes së normës së inflacionit për vitin paraardhës nga data 1 janar e vitit pasardhës.

Për këtë qëllim, propozohet që për efekt të indeksimit llogaritja të përfshijë nivelin e inflacionit të vitit të dytë paraardhës dhe 9-mujorit të vitit paraardhës.

Efekti i parashikuar në buxhetin e shtetit pritet të jetë rreth 1.5 mld lekë në total, i ndarë në: 0.5 mld të ardhura nga indeksimi me 1.5% çdo dy vjet i akcizës; 0.8 mld nga kalendari i miratuar për akcizën e duhanit dhe nënprodukteve të tij; dhe 0.2 mld nga masat kufizuese në lidhje me përjashtimet nga akciza./Monitor/   S.M

Të fundit

Beteja e Ankarasë: Përplasja e Perandorive dhe fati i ardhshëm i osmanëve

20 Korrik 1402 Më 20 korrik të vitit 1402, në fushën e Çubukut pranë Ankarasë, koha ndali frymëmarrjen. Aty, në...

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Lajme të tjera

Web TV