Nga Florenca Meço – Kryetare Dege e PD, Berat
Anëtare e Këshillit Kombëtar dhe anëtare e Këshillit bashkiak
Ka shekuj tashmë që flitet për “ rendin e llogjikës.”
Koncepti lidhet me faktin që çdo akt i individit si dhe aksioni i politikës duhet të orientohen drejt qëllimeve që rjedhin nga arsyeja njerëzore. Madje në aspektin politik rendi llogjik ka të bëjë me orientimin drejt së mirës publike me të cilin duhet të karakterizohet akti politik.
Pra tashmë bëhen shekuj që mendimi njerëzore promovohet drejt së drejtës pozitive. Nuk është rastësi që edhe aktualisht të flitet shumë “ për të qënur pozitiv”. Edhe në diskutimet e sotme në raport me politikën, nëse gjithçka bazohet mbi këtë filozofi, pra mbi arsyen dhe mbi pozitivitetin, ndryshueshmëria e koncepteve politike nuk do të shoqërohej nga ligjërime të ngarkuara nga pasioni, madje për fat të keq ,edhe nga urrejtja.
Diskutimet në këtë kontekst mund të jenë të shumta, por ndërkohë shembujt e një pozivitivteti pa interes, ekzistojnë. Ata mund te gjenden edhe në Berat, qytet me traditë të pa reklamuar e të pa zhurmshme në këtë drejtim. Ky fakt e kthen të qënurin pozitiv në fisnikëri.Beratit shembujt nuk i mungojnë.
Mjafton pak vëmendje dhe në krah të pedonales, përball gjimanzit, në një ambient diskret, ndodhet një ndërtese modeste ku ofrohet çdo ditë drekë falas për qytetarë në nivel varfërie të dhimshme. Që nga koha kur është hapur e deri më sot, kjo gjelltore ka ofruar 60 000 vakte për këta të varfër. Mjafon të bësh një llogari se sa mund të kushtojë një vakt dhe shifra e harxhuar do te dilte jo e vogël.
Në këmbim të këtij akti pozitiviteti ( po e quajmë pozitivitet dhe jo bamirësi pasi kjo e fundit për fat të keq po kryhet para kamerave televizive) qytetari beratas nuk ka kërkuar asgjë. Përse? Sepse akti i tij niset nga arsye pozitive që buron nga humanizmi. Për këtë model mund të shkruhet shumë gjatë, por akti i tij nuk ka nevojë për shumë rreshta. Shoqërisë sonë i duhet me shumicë pozitiviteti.