Ardi Veliu dha dorëheqjen nga AMP, Taulant Balla thyen heshtjen: Ja arsyet e vendimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për herë të parë në lidhje me dorëheqjen e Ardi Veliut, nga posti i drejtorit të Agjencisë të Mbikëqyrjes Policore.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, AMP nuk duhet të ketë në krye një oficer policie, por një person që të jetë i paanshëm dhe të mos jetë indikuar nga policia.

Balla nënvizoi se është hapur një garë, ku ka një numër të konsiderueshëm kandidatësh për të marrë këtë detyrë dhe së shpejti, AMP do të ketë drejtuesin e ri.

“Ardi Veliu ka paraqitur dorëheqjen dhe natyrshëm që meriton gjithë vlerësimin tim në rezultatet e arritura në krye të AMP. Unë bëj pjesë te ata që mendoj se AMP nuk duhet të ketë në krye të vet një oficer policie, por ne kemi hapur tashmë një garë, ku mund t’ju informoj se ka një numër të konsiderueshëm kandidatësh për të marrë këtë detyrë. Por duhet të ketë edhe eksperiencë në fushën e sigurisë publike dhe të ketë shërbyer në 10 vitet e fundit në institucionet e sigurisë. Kur është shkruar ligji, hartuesit kanë patur një lloj ndarje nga policia. Duhet të jetë një person që të jetë i paanshëm dhe të mos jetë indikuar nga policia. AMP është kontrollues i punës së përditshme të policisë. Shumë shpejt do kemi drejtuesin e ri, por duhet t’iu them gjithashtu që AMP është çdo ditë në punë. Unë çdo mëngjes marr një raport, mbi gjithçka që ata kanë në proces.

I nxis që këtë proces vetëpastrimi të Policisë së Shtetit ne ta cojmë në një fazë tjetër, hap pas hapi që të garantojmë që çdo qytetar të ketë besim te policia. Në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike, unë mund t’ju them se ka patur raste që më kanë shkruar edhe mua direkt qytetarë, më kanë shkruar informacione të vyera, që ia kam transferuar strukturave të Policisë së Shtetit dhe ka rezultuar pas verifikimeve që, informacioni ishte i saktë.

Lexo edhe :  I gjendet kokainë në makinë, policia italiane arreston 21-vjeçarin shqiptar

Një pjesë e qytetarëve në të kaluarën kanë hezituar edhe për shkak të frikës, për mosruajtjen e konfidencialitetit. Dhe ndaj nxis cdo qytetar që duhet të jeni të sigurtë që çdo informacion që ju sillni do të mbrohet dhe ne kemi të gjitha instrumentet për të garantuar që gjithkush që na jep informacione të vlefshme për veprimtari kriminale, jo vetëm ta mbrojmë por edhe natyrshëm, në shumë raste policia vendos edhe shpërblime”, theksoi ai./I.S

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV