“Dhuna, kulturë e vjetër e PD”, Frrok Çupi: Nuk dalin më në shesh sepse s’kanë mbështetje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Frrok Çupi, në një intervistë për “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, komentoi tensionet e shkaktuara seancën së të enjtes në parlament nga grupimi i Berishës. Analisti thotë se kjo kauzë e Foltores, për të cilën tha se është ‘fake’, bëhet sepse po ngushtohet laku për Berishën dhe besnikët e tij.

“Në mos komisionet, një gjë tjetër do të gjendej sebeb. Jemi mësuar me kauzën fake të grupimit Berisha, veçanërisht kohët e fundit janë shtuar akoma më shumë dhe kanë marrë një peshë bezdisëse për publikun. E gjitha çfarë ndodh, ndodh për arsye se po ngushtohet laku dhe rrethi për Berishën dhe entorazhin e tij politik që e ka shoqëruar në korrupsionin e madh të disa viteve që ka qenë në krye të shtetit dhe qeverisë. Ajo çfarë ndodh sot, është kultura e vjetër politike e PD, por që ndryshon dhe merr ngjyra të tjera sa herë ndodhet në vështirësi dhe në rrezik. Ka dy arsye pse acarohet kaq shumë. E para, kur ndodhet Berisha para ligjit dhe tani ndodhet fort, dhe e dyta kur shikojnë se rrethanat politike të aleatëve janë të tilla që të mund ta favorizojnë luftën e tyre.“, u shpreh Çupi.

Gazetari Arlind Isa përmendi Ervin Salianjin që ndezi tymueset në Kuvend, i cili në janar të vitit të kaluar mbronte selinë nga vetë Berisha, ndërkohë që sot i është bashkuar grupimit të tij. Për këtë analisti theksoi se kjo dëshmon edhe njëherë se deputetë të caktuar lëvizin sipas interesave që kanë.

“Dëshmon dhe nxjerr në pah atë që ndodh në grupin parlamentar të PD, me deputetët e PD, sidomos të Foltores, ndodh ajo që ne i shikojmë si maskë fluide. Sot jan 40, pasnesër 30, diku 20 dhe e tëra kjo nuk të jep, as ne, as vendit dhe aleatëve të drejtën t’u besojnë më. E dyta, dëshmon se këta lëvizin sipas interesave dhe shtrëngesave që kanë, për arsye se një pjesë e madhe e atyre që shkaktuan këtë turbulencë janë në prag të qelisë. Ky që bëri tymuesen, Salianji, është penalisht i dënuar në shkallë të parë, si një njeri që sajon dhe shpif dhe që dëmton demokracinë ndërsa Berisha e ka për ‘jetë a vdekje’.”, shtoi Çupi.

Lexo edhe :  Reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, temperaturat pësojnë rënie

Çupi shtoi se ‘kryengritjen’ e tyre nuk e bëjnë më në rrugë për shkak se janë të vetëdijshëm se nuk kanë mbështetës.

“Llogaritë politike janë të fundit pasi ke mbyllur të gjithë inventarin e jetës, dyqanit, ata nuk kanë më ku shkojnë. Janë deputetë të listave të Berishës, deputetë që nuk janë kursyer fare dhe kanë mbështetur Berishën ndërkohë që Berisha është një njeri i anatemuar nga drejtësia dhe aleatët. Këtyre SHBA iu kanë bërë thirrje direkte, që nëse do të ndiqni Berishën, nuk keni të ardhme politike. Po ku do të shkojnë? Punë tjetër nuk dinë të bëjnë, aftësi profesionale, menaxhuese apo morale s’kanë pasur kurrë për të ndërtuar një publik tjetër. Të mos harrojmë një gjë që sa për ta argumentuar këtë ide, nëse e shikoni kemi një kryengritje, jo në rrugë më por në pallat. Pse nuk bëhet kryengritja më në rrugë? Sepse nuk kanë më mbështetës, as vetë anëtarët e PD nuk iu shkojnë pas. Në rrugë dhe bulevard nuk mund të krijojnë më sepse kanë dështuar. Brezi ka ndërruar sepse këta funksionojnë me mentalitetin e dhunës, hajdutit, t’i fusësh duart në xhepat tjetrit, të 97-98 të djegies dhe varfërimit të Shqipërisë. Tani është tjetër, shikojmë se jemi thuajse kryeqyteti i një prej shteteve të Evropës. Kështu që nuk kanë më ujëra ku të qëndrojnë dhe nuk iu shkojnë pas sepse secili ka interesat e familjes, vendit, e mëdha të një qëndrueshmërie dhe besueshmërie për vendin. Kjo është e ditur. Nga ana tjetër, është ajo që thoni ju që këta do të agravojnë, tensionojnë më tej situatën me mundësitë që kanë. Por sot ka qenë maksimumi i mudnësive të tyre. Jemi në kushtet e një gjëje që psikologjikisht dhe politikisht po dëshmojnë me prova mbi atë se cfarë kanë menduar njerëzit për ta deri më sot. Kanë menduar se shoqërohen me kulturën e dhunës dhe praktikisht janë të tërë me këtë kulturë.“, u shpreh ai./I.S

Të fundit

Rama nga Shërbimi i Neurokirurgjisë: Investimet e reja ofrojnë një shërbim më cilësor

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Reparti i Neurologjisë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku janë...

Nën akuzë për shpërdorim detyre, ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burgim

Ish senatori Bob Menendez u dënua të mërkurën me 11 vjet burg pasi u gjet fajtor se kishte marrë në formë ryshfeti para dhe...

Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për të luftuar antisemitizmin në universitete

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv të mërkurën për të luftuar antisemitizmin dhe u zotua të dëbojë studentët e...

Reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, temperaturat pësojnë rënie

Territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të...

SHBA/ Avioni përplaset me helikopterin ushtarak e bien në lumë, raportohet për të vdekur

Një aeroplan me 64 persona në bord u rrëzua në një lumë në Uashington DC pasi u përplas në ajër me një helikopter të...

Lajme të tjera

Web TV