Nga vitet e vështira të fëmijërisë në Shqipëri te racizmi në Greqi, rrëfehet këngëtarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira ka dhënë së fundmi një intervistë në Greqi në një podkast në Youtube, ku ka folur për origjinën e saj, arsyen pse e mbajti të fshehtë dhe racizmin që u përball në fillim të karrierës së saj.

 “Kur isha 19-20 vjeç erdha në Greqi dhe duke u rritur këtu, mësova se ishte keq të ishe nga Shqipëria, të shanin disi, por nuk e kuptoja pse. Duke u rritur kjo më bëhej një gjemb në këmbë, kur i thosha njerëzve që jam nga Shqipëria, i shikoja se si do të reagonin. Do të doja të mos kisha përjetuar racizëm, që të mos kisha një gjemb në këmbë kur i thosha “unë jam nga Shqipëria”, u shpreh Foureira.

“Në 2005 sapo kisha nisur karrierën, çfarë stresi kisha. Ajo që kam përjetuar më ka bërë kjo që jam tani.

Do të kthehet dikush dhe do të më thotë: “Ti që ke turp…”, jo, nuk kam pasur turp. Një djalosh nga fshati nuk ka turp të thotë se është homoseksual, nuk ka turp për atë që është, ka frikë nga reagimi dhe klithma e botës. Do të doja të ndryshonte, ndihem shumë mirë përbrenda. Unë do t’i mësoj fëmijës tim atë që ai dëshiron të bëjë dhe të jem krenar për këtë.

E kam përjetuar dhe është një ndjenjë shumë e çuditshme. Eleni e vogël nuk mund të bënte gjë tjetër, nuk kishte guxim ta thoshte atëherë. Kur shkova në një shtëpi diskografike dhe kur ma mbyllën derën, thanë: Eja tani, shqiptari do të bëjë karrierë! Por gjërat kanë ndryshuar tani, jam shumë e lumtur”, është shprehur këngëtarja./   S.M

Të fundit

“Në ’62 filluam të transmetonim”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

Sa herë që kaloj në atë rrugë, kryesisht vitet e fundit, shoh me keqardhje rrënimin e asaj ndërtese. Disa...

Investimet “lule mos me prek”/Bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3-mujor

Pavarësisht faktit se tre muajt e parë të 2025 vendi ishte i përfshirë në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme dhe pushteti lokal u vu...

23 maj 1431/ Zhan d’Ark, djegia në turrën e druve e ktheu në mit

Përgatiti: Leonard Veizi Për të, dhe bëmat e saj ka libra pa fund. Figura e saj ka frymëzuar për shekuj jo vetëm patriotizmin francez, por...

Vranësira dhe orë me diell, si parashikohet moti për ditën e sotme!

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Spitali për kafshët dhe spitali për njerëzit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova se në Shqipëri ishte ndërtuar një nga spitalet më të mëdha në Europë për kafshët, m’u mbush zemra me krenari...

Lajme të tjera

Web TV