Rrumbullaku paralajmëron një pagë mujore shpërblime për 1311 efektivë policie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku theksoi dje në fjalën e mbajtur në takimin për sezonin turistik se angazhimi i Policisë së Shtetit ka qenë i veçantë dhe shumëdimensional. Ai renditi disa arsye, e para nga të cilat ka të bëjë me fluksin e jashtëzakonshëm të turistëve dhe pushuesve që zgjodhën vendin tonë që e cilësoi si tregues i besimit dhe vlerësimit të qytetarëve të mbarë botës, te standardet e sigurisë, rendit dhe qetësisë publike në vend.

Sipas Rrumbullakut, të gjitha këto elemente, të ndërvarura nga njëra-tjetra, rezultuan me një sezon turistik plotësisht të mbarë dhe pa incidente, si dhe me rritje të ndjeshme të imazhit të vendit tonë, në planin ndërkombëtar. Sfida për ta kthyer vendin kampion të turizmit në rajonin tonë, vijoi Rrumbullaku, është një sfidë për shërbimet e Policisë së Shtetit, jo vetëm në sezonin veror, por për të gjithë vitin. Po ashtu, Rrumbullaku ndau masat e marra për menaxhimin e sezonit turistik, ku nuk është evidentuar asnjë ngjarje kriminale, ndaj jetës së turistëve apo vizitorëve vendas dhe të huaj.

Sakaq, Rrumbullaku tha se u realizua ngritja dhe funksionimi i Njësisë Policore Detare (sezonale), në funksion të verifikimit të aktivitetit dhe rritjen e treguesve për parandalimin dhe ndëshkimin e shkelësve të ligjit, në zonat bregdetare të ndaluara për lëvizje të mjeteve lundruese turistike dhe të argëtimit. Ndërkohë kryepolici paralajmëroi tituj nderi dhe 1311 shpërblime për garantimin e sigurisë së një sezoni të jashtëzakonshëm turistik. “Puna e kryer vlerësohet, dhe ky vlerësim do të jetë motivim për ju. Duke ju shprehur mirënjohjen për punën tuaj, në menaxhimin e sezonit turistik, dhe dinamikës së përditshme të punës tuaj, bazuar ne vlerësimet dhe rezultatet konkrete te çdo punonjësi policie, Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm, kanë akorduar stimuj moralë dhe materialë, nga të cilat 10 Medalje Nderi, 21 Certifikata për Shërbime të Dalluara dhe 1311 shpërblime në vlerën e një page mujore”, deklaroi mes të tjerash Rrumbullaku.

Të fundit

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim...

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku qytetarë të shumtë kërkuan...

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Lajme të tjera

Web TV