Sot Kuvend/ Rithemelimi i Berishës paralajmëron sërish kaos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme, ndërsa në rendin e ditës janë parashikuar një sërë çështjesh, mes tyre edhe një interpelancë e kërkuar nga deputeti Nasip Naço me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.

Edhe këtë seancë, 6 deputetë të Rithemelimit janë të përjashtuar pas situatës kaotike që krijuan në parlament javën e kaluar. Bëhet fjalë për Gazmend Bardhin, Bledion Nallbatin, Flamur Nokën, Edi Palokën dhe Albana Vokshin që janë përjashtuar me 10 ditë, ndërsa Saimir Korreshi me 3 ditë.

Por, pavarësisht masës disiplinore të marrë nga Komisioni i Etikës me propozimin e PS, deputetët e Sali Berishës kanë paralajmëruar sërish kaos ditën e sotme. Ishte Gazment Bardhi që një ditë më parë tha se do të jenë të pranishëm në seancë, ndonëse janë të përjashtuar. Po ashtu edhe Berisha tha se opozita do të luftojë për të drejtat e saj.

Rithemelimi ka ndërmarrë akte ekstreme në Kuvend duke mos lejuar prej disa javësh zhvillimin normal të seancave. PD e Lulzim Bashës është distancuar nga këto akte, duke thënë se një opozitë e dhunshme i shërben Edi Ramës.

Të fundit

Arrestohet në Britani 39-vjeçari shqiptar, gjykata e Fierit e ka dënuar me 5 vite burg!

Një 39-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia britanike. Në kuadër të operacionit të koduar “Akuzat”...

“Unë vetë jam i pakënaqur”- Rama: Por në asnjë mënyrë me një politikan të lashtë!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi virutal me qytetarët në rubrikën Sy mSy, është shprehur se edhe vetë është i pakënaqur në shumë gjëraa,...

Rama thirrje emigrantëve në Greqi: Votoni, mos e lini për ditën e fundit!

Kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy”. Ai po iu përgjigjet pyetjeve që i kanë adresuar në platformat sociale. Rama thirrje...

Këmbimi valutor 6 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro?

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86 lekë dhe do të shitet me 87.2 lekë. Euro do të...

E drejta e medias në shkallë globale nën kërcënim serioz

Veprimi i etiketimit të gazetarëve si "agjentë të huaj" është qëllimisht tronditës. Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, jini të vetëdijshëm për rrezikun...

Lajme të tjera

Web TV