Zbulohen gjurmë të botës jashtëtokësore nën koren e Tokës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studiuesit nga Kina, SHBA dhe Britania kanë gjetur indikacione që tregojnë se pjesë të Theia kanë përfunduar si brenda Hënës ashtu edhe brenda planetit tonë. Shkencëtarët mendojnë se materiali alien është kaq i dendur sepse është i pasuruar me hekur, ashtu si shkëmbinjtë e Hënës.

SHBA- Rreth 4.5 miliardë vjet më parë, shkencëtarët besojnë se një përplasje masive me një planet tjetër ndryshoi Tokën përgjithmonë. Rezultati i goditjes ishte një tufë mbeturinash të hedhura në hapësirë, duke u rrotulluar përreth derisa formuan Hënën. Nga objekti i madh, që mendohet të jetë me madhësinë e Marsit dhe i quajtur Theia, nuk mbeti asgjë, ose të paltën kështu mendohej. Por sot, shkencëtarët kanë zbuluar se mbeturinat jashtëtokësore janë ende të vendosura brenda botës sonë.

Studiuesit nga Kina, SHBA dhe Britania kanë gjetur indikacione që tregojnë se pjesë të Theia kanë përfunduar si brenda Hënës ashtu edhe brenda planetit tonë. Nëse është e vërtetë, ne mund të kemi një zgjidhje për një mister që ka pllakosur shkencëtarët për më shumë se një dekadë: prania e grumbujve të dendur, me madhësi kontinenti, të groposura thellë nën mantelin e Tokës (në një thellësi prej rreth 2900 kilometrash), që mbështillen rreth bërthamës.

Për vite me radhë, shkencëtarët janë duke kryer hetime për aktivitetin sizmik thellë nën koren e Tokës. Ka dy vende ku aktiviteti sizmik ka një shpejtësi misterioze të ulët: njëra nën pllakën tektonike afrikane dhe tjetra nën pllakën tektonike të Paqësorit. Shkencëtarët zbuluan se materiali në këto dy zona me shpejtësi të ulët është 2-3,5 për qind më i dendur se materiali në mantelin përreth. Studimi zbuloi se copat e Theia në fakt përbëjnë dy për qind të masës së Tokës. Shkencëtarët mendojnë se materiali alien është kaq i dendur sepse është i pasuruar me hekur, ashtu si shkëmbinjtë e Hënës.

“Gjetjet tona sfidojnë pikëpamjen tradicionale të një ndikimi gjigant që homogjenizoi Tokën e hershme. Në vend të kësaj, ndikimi gjigant që formoi Hënën duket të jetë burimi i heterogjenitetit të hershëm të mantelit dhe shënon pikën fillestare të evolucionit gjeologjik të Tokës mbi 4.5 miliardë vjet.” -tha shkencëtari planetar Hongping Deng pranë Observatorit Astronomik të Shangait (SHAO) të Akademisë Kineze të Shkencave.

Lexo edhe :  Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?

Për shkak se ato janë kaq të dendura, copat e Theia-s ka të ngjarë të jenë zhytur drejt bërthamës së Tokës dhe të shkrihen në blloqe të dendura. Kjo fundosje krijoi zonat me shpejtësi të ulët që kanë ndihmuar në formimin e Tokës siç e njohim ne. Studiuesit gjetën rajone të mëdha dhe të dendura në kufirin midis bërthamës dhe mantelit – njëra nën Afrikë, tjetra nën Oqeanin Paqësor. Shkencëtarët besojnë se gjetjet mund të na ndihmojnë të mësojmë më shumë rreth formimit të Tokës, Hënës dhe ekzoplaneteve përtej sistemit tonë diellor.Hulumtimi i quajtur ndikimi i formimit të Hënës si një burim i anomalive të mantelit bazal të Tokës u botua në revistën Nature./I.S

Të fundit

Spahiu: Putin përfiton nga takimi me Trump pas izolimit 3 vjeçar

Kreshnik Spahiu tha sot për Report Tv në lidhje me Samitin e Alaskës dhe takimin e presidentëve Donald Trump...

Nga “trend” në tragjedi, thikat në duart e 14-vjeçarëve shqiptarë

Nga Leonard Veizi Nuk është thjesht një modë e shëmtuar. Nuk është një lojë adoleshentësh që përfundon me një plagë të lehtë dhe pak gjak....

Putini, shtrëngim duarsh ‘dominues’ mbi Trumpin

Në simbolikën e samitit historik midis dy udhëheqësve në Alaska, edhe shtrëngimi i duarve mund të marrë një kuptim politik. Para kamerave dhe fotografëve,...

Trump zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyn pas takimit me Putin

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, menjëherë pas takimit...

Parashikimi i motit, 16 Gusht 2025

Këtë të shtunë vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e...

Lajme të tjera

Web TV